Zgjedhjet, KQZ miraton modelet e kandidimit
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot modelet e kandidimit që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011.
Në zbatim të detyrimeve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, kandidatët për Kryetar Komune apo Bashkie regjistrohen në KZAZ-në që mbulon njësinë e qeverisjes vendore.
Një nga dokumentet e kandidimit është edhe lista e plotë e kandidatëve, e cila firmoset nga kryetari i partisë ose në rastin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore nga një person i autorizuar prej tij.
Po sipas Kodit Zgjedhor, anëtarët e këshillave të bashkive dhe komunave zgjidhen në bazë të listave shumemërore të paraqitura nga partitë politike, koalicionet, ose të kandidaturave të propozuara nga zgjedhësit.
Gjithashtu, parashikohet që partitë politike të regjistruara si koalicion në KQZ, paraqesin vetëm një kandidat të përbashkët për kryetar bashkie e komune.
Në zbatim të këtyre dispozitave, KQZ miratoi sot edhe modelet e kërkesave për kandidim. Në Kodin Zgjedhor përcaktohet gjithashtu se dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e Kodit dhe sipas formës së përcaktuar në udhëzimet e KQZ-së, si dhe të dhënat që duhet të përmbajnë dokumentet e kandidimit.
Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi edhe memorandumin e bashkëpunimit me Këshillin e Ministrave dhe marrëveshjen ndërinstitucionale të bashkëpunimit me KKRT-së, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 8 maj 2011.
(atsh/Balkanweb)