Leter Ashtonit Rama Opozita do te jete bashkepunuese
Qëndrimet e tij pas deklarimeve të Brukselit, kryetari i opozitës Edi Rama i ka bërë të ditura këtë herë, jo përmes një reagimi publik, por një letre që ai i ka dërguar përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton dhe komisionerit Stefan Fule.
Kryetari i opozitës, në këtë letër bën të qartë se partia e tij do të jetë bashkëpunuese, duke veçuar në këtë kontributin për 12 kushtet e vendosura nga BE për integrimin e Shqipërisë. Këto do të jenë prioritetet e axhendës sonë, u shkruan Rama dy drejtuesve të lartë të Brukselit.
“Përfitoj nga rasti t'ju siguroj se opozita shqiptare do ta luajë rolin që sot i dikton sfida e integrimit europian të Shqipërisë, me vetëdijen e urgjencës së nënvizuar prej jush, lidhur me reformat thelbësore që i duhen vendit në aspektin kushtetues, zgjedhor e institucional, përfshirë edhe një reformë të thellë parlamentare’’-thotë Rama në letrën e tij.
Por kreu i opozitës thotë se e verteta e hidhur e zgjedhjeve në Tiranë, siç ai e quan procesin në kryeqytet, duhet të adresohet pa ekuivok, kjo jo për të ndryshuar drejtimin e bashkisë tanimë, por për t’i hapur rrugë dialogut siç ai thotë.
"Ne jemi të bindur se e vërteta e hidhur e këtij procesi pa standarde, ku fitorja e opozitës u grabit ditën për diell dhe administrata zgjedhore, KQZ-ja e Kolegji Zgjedhor manifestuan brutalisht mungesën e rendit ligjor në Shqipëri, duhet adresuar pa ekuivok, jo për të ndryshuar tanimë rezultatin e gënjeshtër të Tiranës, por për të hapur rrugën e një dialogu serioz dhe ndërtuar qasjen e duhur ndaj së ardhmes”-thekson ai.
Rama thotë se Partia Socialiste dhe opozita në tërësi janë në pritje të raportit të OSBE-ODHIR, por edhe konstatimeve të Komisionit të Venecias, lidhur me mënyrën se si Shqipëria mund të shmangë situata të ngjashme, me atë që fatkeqësisht ndodhi në zgjedhjet e turpshme të Tiranës, shkruan kreu i opozitës në letrën dërguar Ashton dhe Fule-s.
Rovena Moçka