Mbetjet urbane Berisha peruron landfillin e Bushatit

Ndërkohë që paraditen e sotme kryeministri Sali Berisha ka qenë në Komunën Bushat të Shkodrës ku përuroi përfundimin e landfilldit të madh që do të grumbullojë mbetjet urbane të komunave e bashkive të qarqeve Shkodër e Lezhë. Kryeministri Berisha ka deklaruar gjatë përurimit të kësaj vepre infrastrukturore se shëndeti i fëmijëve dhe mbrojtja e mjedisit janë përparësi të qeverisjes.
"Detyra për pastrimin e shtëpisë është gjithnjë e të zotit të shtëpisë, e atyre që banojnë aty. Ndaj, jam këtu për tu bërë thirrje të gjithë kryetarëve të komunave e të bashkive të vendit: ta vlerësojnë me seriozitetin më të madh pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane. Qeveria po investon dhe do të investojë, janë 24 milionë euro investim në mbarë vendin, por por sado që të investojë qeveria, pa qëndrimin aktiv të kryetarëve të komunave dhe bashkive ky problem nuk mund të zgjidhet"-tha kryeministri.
Bruna Gjoka