Letër dhe laps për të luftuar ankthin
Të gjithëve mund të na ndodhë të shohim një ëndërr të keqe. Por, për një në dhjetë persona, ankthi në gjumë është një problem i vazhdueshëm, që mund të ndikojë në cilësinë e jetës, duke e shndërruar në një torturë të vërtetë takimin tonë me natën. Fjala ankth, në të vërtetë, është përdorur shpesh në mënyrë jo korrekte sepse është më e drejtë të flasësh për “parasonie”, d.m.th fenomene të padëshiruara, që verifikohen gjatë gjumit dhe që jo domosdoshmërisht përbëjnë një shqetësim të vërtetë, të paktën deri kur nuk shfaqen në mënyrë të pandërprerë apo të vazhdueshme. “Frika në gjumë, tipike e periudhave të fëmijërisë, karakterizohet nga një rizgjim i pakompletuar, që verifikohet gjatë fazës së thellë të gjumit dhe manifestohet me ankth apo frikë. Në këto raste, fëmija ulet në krevat, duke bërtitur dhe i terrorizuar, qan vazhdimisht, djersitet dhe rrahjet e zemrës i shtohen shumë”, tregon Maria Grazia Marciani, shefe e Neurofiziopatologjisë në universitetin “Tor Vergata” të Romës. Ekuivalenti i këtyre frikërave fëmijënore është ankthi që përjetojnë të rriturit dhe që na bën të zgjohemi me një ndjesi shtrëngimi në fyt, takikardi dhe një nevojë të madhe për të kërkuar ndihmë. “Këto fenomene dallohen nga ëndrrat e frikshme që lidhen kryesisht me gjumin në fazën REM, që dominon në pjesën e fundit të natës, gjatë së cilës ëndërrohet. Shkaktojnë zgjime të ankthshme dhe kush i përjeton është në gjendje të tregojë vetëm një detaj: atë që është i terrorizuar”. ëndrrat e tmerrshme mund të ndodhin në çdo lloj moshe dhe te disa individë, synojnë të përsëriten me një frekuencë të caktuar. Te fëmijët janë të lidhura sidomos me ngjarjet traumatike të ndodhura gjatë ditës. Por si mund të arrijmë të dallojmë nëse bëhet fjalë për ankthe të rastësishme që ndoshta na ndodhin, sepse jemi pak të stresuar, apo kur ato janë patologjike dhe ne duhet t’i drejtohemi ndonjë mjeku për ndihmën e nevojshme. “Ankthi në gjumë mund të jetë shprehje e gjendjeve të ndryshme psikopatologjike si depresioni, frika dhe manifestimet fobiko-obsesive”, shpjegon ekspertja. Në këtë rast, duhet të identifikohen dhe kurohen shqetësimet psikopatologjike që qëndrojnë në bazë të gjithë kësaj.
Në çdo rast, i duhet kërkuar ndihmë mjekut, nëse ato shfaqen në mënyrë të vazhdueshme dhe me një frekuencë të tillë, sa të përbëjnë një shqetësim që prish cilësinë e gjumit të natës, madje shfaqet edhe në jetën sociale, si në shkollë apo punë”. Mes përpjekjeve të ndryshme terapeutike për të kuruar ata që vuajnë nga ankthet e vazhdueshme është “Imagery Rehearsal Therapy”, e quajtur ndryshe teknika e përsëritjes së imazheve. Bëhet fjalë për një metodë të zbuluar në Australi, nga doktor Barry James Krakow, e cila përdoret para se të shkosh për të fjetur, për t’u përpjekur që të kushtëzosh ëndrrat e tua. Këtu duhet të përfshihen personat që kanë vazhdimisht ankthe në gjumë, në mënyrë që të shpëtojnë prej tyre. “është një mënyrë e re psikoterapeutike-konjektive për trajtimin e anktheve dhe pagjumësisë”, deklaron Marciani. "Në IRT, pacienti inkurajohet ta ndryshojë ankthin që ai përjeton, në çfarëdo lloj mënyre që ai dëshiron”. Pacienti zgjedh një përfundim më pozitiv, në krahasim me ankthin që përjeton dhe këtë duhet ta shkruajë në një fletore. Pastaj duhet ta përsërisë mendërisht gjatë gjithë ditës. “Bëhet fjalë për një teknikë shumë efikase, pasi të përshkruash ëndrrën e keqe me detaje dhe të krijosh një përfundim ndryshe nga ai që të mundon, ka rezultat pozitiv”. Rezultatet e eksperimentit të bërë nga Krakow kanë qenë të jashtëzakonshme edhe pse disa kërkues mendojnë se kjo teknikë është paksa e thjeshtë dhe nuk arrin deri në rrënjë të problemit. “Rezultatet bazohen në kapacitetin për të imagjinuar një skenar pozitiv. Ta kalosh çdo ditë nëpër mend ëndrrën e re, zvogëlon në mënyrë graduale frekuencën e ankthit, duke e çliruar pacientin nga ndjesitë e pakëndshme”.
Teknika e fletores dhe lapsit në zyrëPër të skicuar diçka mjafton një letër dhe një laps, si dhe një dozë e madhe mosrespekti ndaj kolegëve të cilëve mund t’u atribuosh "pikturat". Instinkti fëmijënor është i nevojshëm për të pasur rezultatin e dëshiruar. Skicat mund të bëhen në bazë të hierarkisë në vendin e punës, si dhe në bazë të preferencave personale. Të quajtura ndryshe "map mind", skicimet shërbejnë si "terapi" në vendin e punës. Na ndihmojnë që të nxjerrim inatin për shefat e paskrupullt dhe kolegët antipatikë.
Nëse parapëlqeni më shumë kompjuterin dhe tastierën, sot ekziston Swarmsketch.com, faqe e cila lejon çdo njeri nga vende të ndryshme të botës të dizajnojë skicën e tij. Shkarravinat janë shoqërueset më të mira të gjendjes shpirtërore, mendimeve dhe ëndrrave të pashprehura. Ideatori i kësaj faqeje në internet, australiani Peter Edmunds, tregon se kjo shërben për të njohur "mendimet individuale të punonjësve nga mbarë bota". Para disa vjetësh, Edmunds, dikur një student i shkëlqyer, i cili studionte në shkencat e komunikimit, i dha jetë projektit të tij, që konsistonte në mbledhjen e skicave të realizuara nga mijëra njerëz në mbarë botën. Të gjithë ata tregonin se duke i hedhur në letër ankthet dhe zemërimet, ndjeheshin shumë më mirë dhe përmirësonin humorin e tyre.