Tirana me sistem të ri adresash
Për herë të parë Tirana, ka Sistemin e saj të Ri të Adresave. Bashkia e Tiranës ka prezantuar fazën përmbyllëse të “Adresarit të Qytetit të Tiranës”, duke e konsideruar këtë si një nevojë të madhe për një metropol me një dinamikë zhvillimi dhe aktivitet intensiv, social e ekonomik. Prej 3 vitesh, Bashkia e kryeqytetit ka bërë një punë komplekse për të ngritur një sistem adresimi që të përmbushë nevojat e qytetit dhe të qytetarëve për komunikim, për identifikimin e vendndodhjes, për lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve, për ofrimin më të mirë të shërbimeve publike si posta, shërbimet e emergjencës si zjarrfikësit, ambulancë, shërbimet e dërgesave etj. Me përfundimin e këtij procesi, Sistemi i Adresës bëhet funksional, sepse bëhet kështu edhe lidhja e Regjistrit të Gjendjes Civile me Regjistrin e Adresës, ose me thjeshtë lidhja e emrit të qytetarit me adresën e vendbanimit të tij.
#