E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Astma epidemia e shekullit XXI

Konferenca

Gjithnjë e më tepër në ditët e sotme me dhjetëra studime flasin për një rritje të sëmundjeve alergjike në të gjithë botën dhe gjithnjë e më tepër po popullarizohet shprehja se kemi të bëjmë me një “Epidemi të Shekullit të XXI”. Të dhëna nga Evropa, Australia, Afrika, Amerika e Veriut tregojnë se ka ndryshime të rëndësishme në epidemiologjinë e sëmundjeve alergjike. Ajo që vlen të theksohet është se për OBSH është i rëndësishëm fakti se po evidentohen rritje të dukshme e sëmundjeve alergjike në moshën e fëmijërisë dhe në adoleshentë më shumë sesa në grupmoshat e tjera, e cila përveç problemit të madh shëndetësor ka dhe një kosto të madhe ekonomike dhe sociale. Prevalenca e astmës rritet me 5% në vit. Rritja e prevalencës së sëmundjeve alergjike në përgjithësi dhe i astmës alergjike në veçanti janë bërë shkak i rëndësishëm i mungesave në shkollë e punë, shpenzimeve shumë të larta për kujdesin shëndetësor dhe rreth 1 milion vdekje për çdo dekadë Global Initiative for Asthma; GINA. Për një rritje të tillë është akuzuar një stil modern jete, pasi popullata urbane po rritet, dhe banoret janë nën ndikimin e ndotjes së ajrit nga djegia e karburantit të makinave, dhe jetojnë në zona ku ka dendësi të lartë popullate, të cilat në mjaft raste krijojnë një mikroklime mjaft të favorshme për rritjen e pluhurit të shtëpisë apo të myqeve. Astma është një sëmundje kronike e cila sipas Organizates Boterore te Shendetsise (OBSH) eshte e renditur ne vendin e 6 duke u bërë kështu një barrë për individin për familjen e ekonominë. Sipas studimeve botërore nga ekspertët e sëmundjeve respiratore rreth 300 milionë njerëz vuajnë nga astma bronkiale në botë dhe 1 ne 4 femije sot vuan nga Astma.

Astma është një sëmundje kronike e mushkërive që karakterizohet nga probleme të përsëritura frymëmarrjeje dhe simptoma si mbajtje fryme, fishkëllima, shtrëngim kraharori dhe kollë. Simptomat e astmës variojnë nga koha në kohë, nga rëndesa e krizave, nga një individ në tjetrin.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›