E Diel, 1 Nëntor 2026

Letër e Përfaqësuesit të Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, z. Adrian Neritani, dërguar gazetës “New York Times”

Gazeta “New York Times” ka botuar në numrin e saj të sotëm një letër që Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, z. Adrian Neritani, i ka dërguar redaksisë së kësaj gazete, në të cilën shkruhet: 

“Për kryeredaktorin:

Lidhur me shkrimin: Furnizuesi i afganëve me armë, nën hetim ( 27 mars, 2008)

Qeveria e Shqipërisë është e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe është plotësisht e vendosur të ndihmojë NATO-n në Afganistan. Për këtë arsye ne kemi filluar një hetim rreth akuzave për korrupsion ndaj Agjencisë së Eksportit të Armëve në Shqipëri, si dhe ndaj akuzave se Shqipëria ka furnizuar forcat afgane me armë jashtë standardeve.

Ne jemi shumë të befasuar nga publikimi i akuzave të pabazuara për korrupsion në gazetën Tuaj. Dëshmia e vetme për këtë cështje, vjen nga një burim i vështirë për t`u besuar, me një kasetë të regjistruar në mënyrë sekrete mes dy tregtarë armësh të dyshimtë dhe të interesuar për të mbrojtur veten. Ne hedhim poshtë akuzat e ngritura në këtë bisedë pasi, as Kryeministri, as djali i tij nuk janë të përfshirë në procesin e prokurimit të asnjë ministrie, përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes.   

Për sa i përket Afganistanit, Shqipëria është e vetëdijshme se lufta kundër ekstremizmit është një çështje përcaktuese në ditët tona. Duke njohur tiraninë gjatë regjimit komunist, ne jemi të vendosur për promovimin e lirisë dhe demokracisë në të gjithë botën. 

Forcat Shqiptare sot janë të angazhuara në misionet paqeruajtëse në Afganistan. Ne jemi të gatshëm të dërgojmë më tepër trupa atje, nëse është e nevojshme.

Për  sa u përket akuzave se municioni nuk ishte i koduar, praktikat standarde diktojnë që blerësi mban përgjegjësinë e plotë për testimin  dhe kontrollin e cilësisë.

Qeveria e Shqipërisë është tërësisht e angazhuar për transparencë. Përveç kësaj të gjitha dokumentet përkatëse që lidhen me këtë çështje dhe të gjitha gjetjet nga hetimet do të bëhen publike. Ne jemi të bindur se kur të jetë bërë kjo, do të provohet se akuzat janë të pabaza”.

Adrian Neritani

Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara 

New York, 28 mars, 2008”
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›