E Diel, 1 Nëntor 2026

Letër kryeministrit/ Ndalni skandalin e letrave me vlerë dhe bonove të privatizmit!

Share

Zoti Kryeminister!

Ju po lejoni  ne vijushmeri thellimin e skandalit me Bonot dhe Leket e e Privatizimit te shpërndara qe ne vitet 1994-95 per qytetaret dhe ish te përndjekurit politike. Atehere me deshiren e mire edhe Tuajen personalisht u llogarit qe nje pensionist i takonin 100 000 lek, per moshen mbi  40 vjet  75 000 lek dhe  per me te rinjte mbi moshen 18 vjet 50 000 lek Letra me Vlere ne formen e Bonove te Privatizimit. Ndersa per ish te përndjekurit politike u tha se pervec Lekeve ne te holla, nje përqindje e caktuar do jepeshin Letra me Vlere ne formen e Lekeve te Privatizimit me libreze ne ish Banken e Kursimeve. Kjo llogaritje u be per te shpërblyer nje pjese te kontributit qe shqiptaret kishin dhene nga puna e tyre e pa shpërblyer nga regjimi i kaluar. Te mos harrojme qe me anen e ketyre Letrave me Vlere qytetaret do te shpërbleheshin si pas kontributeve te dhena per pronen shteterore te krijuar  nga puna e tyre llogaritur kjo, me cmimeve qe kishte prona ne kohen qe ata kishin punuar e nuk ishin shperblyar.
Po cfare ndodhi ne fakt?! Si fillim u be nje pune e i mire sepse ato u futen direkt ne privatizimin e prones shteterore. Nga nje skeme e tille përfituan nje numur i vogel qytetaresh sepse me ardhjen e socialisteve ne pushtet ky proces u nderpre, ndoshta jo per fajin tuaj,  themi ndoshta sepse edhe Ju gjate qëndrimit ne opozite nuk i kërkuat llogari pozites asnjehere.
Gjate fushates  elektorale te vitit 2005 besojme se e dini se cfare kini deklaruar per kete problem ne programin e PD-se. Me riardhjen ne pushtet, besojme se  Ju e dini se cfare kini deklaruar per skemen e re te përdorimit te ketyre Letrave me Vlere, Per arsye se sic thate Ju skemen e pare e rrëmbeu rebelimi i 1997-es. Po se cfare përgjigje i kini dhene Avokatit te Popullit per kete problem ne vitin 2005 a e mbani mend?! Eshte e shkruar e zeza mbi te bardhen. Gjithashtu nuk eshte e nevojshme te përmendim se cfare prononcimesh kini bere Ju dhe zyrtaret tuaj neper mediat e shkruara e audiovizive, as ato gjate fushatave elektorale te vitit 2009 e 2011, sidomos batutat e shkëmbyera me z. Edi Rama. Per me teper nuk eshte nevoja te permendim ligjet dhe VKM-te e qeverisjes tuaj sepse eshte e natyrshme qe i dini. Problemi qendron se per cfare arsye Ju dhe qeverisja e juaj nuk u përmbaheni premtimeve, prononcimeve, deklarimeve dhe mbi te gjitha pse Ju nuk zbatoni ligjet dhe vendimet e marra nga vete mazhoranca juaj?
Zoti Kryeminister; A e dini se fare duhet te benit e qe nuk doni e nuk doni te beni?!
Ju dhe qeveria qe drejtoni nuk i përdorni Letrat me Vlere  deri ne 20 % ne objektet strategjike. Nuk u jepni te drejte punëtoreve te objejekteve te privatizuara te perdorin Letrat me Vlere per tu bere aksionere ne objektet ku kane punuar e qe privatizohen si ne OSSH, ARMO, ALBPETROL, HECE-t, etj. etj. Nuk u jepni te drejte  investitorëve strategjike ne zonat industriale qe te paguajne 50 % me Letra me Vlere truallin ku ata bejne investime. Nuk u kini dhene mundesi qytetareve qe te blejne trojet ne përdorim e qe i kane me qira. Ju kini nxjerre ligjin qe per pagese te menjehereshme u jepni te drejte ketyre qytetetare qe te paguajne 20 %  me Letra me Vlere dhe u falni 20 % te vleres, ne vend qe edhe ato te paguhen ne keto Letra me Vlere. Ju kini dy legjislatura qe zvarritni ne menyre irrituse legalizimin e ndertimeve informale pa caktuar afate dhe penalitete per ata qe nuk paguajne ne kohe. Ju duhet tu jepni te drejte gjithe qytetareve qe posedojne Letra me Vlere per tu bere aksionere ne pronen shteterore, por nuk doni qe nuk doni ta beni nje gje te tille. Ju nuk u hapet rruge Fondeve te Investimeve qe te grumbullojne keto Letra me Vlere e te benin aksionere qytetaret shqiptare. Ne vend te kësaj Ju deformuat procesin sepse hodhet ne treg Letrat me Vlere te Fondit prestigjioz te Investimeve Angloadriatica duke mashtruar rreth 47 000 familje shqiptare. Ju nuk e ndoqet praktiken e suksesshme te vendeve te tjera te Evropes Lindore, ku vlera e tyre ne treg kaloi edhe vleren nominale mbasi ata u vune kushte dhe afate per te paguar domozdoshmerisht me keto Letra me Vlere investitorëve qe blinin pronen shteterore?!
Zoti Kryeminister; po a e dini se cfare kini realizuar ne fakt me keto gjera te pa bera e te zvarritura?! Nje cift pensionistesh qe kane punuar ne regjimin e kaluar per 100 000 leke Letra me Vlere te përfituar, duhet te kishin marre e te ishin bere pronare te 8 10 apartamenteve. (20-25 000 lek kushtonte atehere nje apartament 2+1 ose nje prone tjeter e barazvlefshme). Dhe po te kishte ndodhur kjo, keta pensioniste nuk do te ankoheshin sot per ilaçet e parimbursushme, per pensionet e ulta, per jetesen nen minimumin jetik dhe nuk do te kruanin xhepat per qindarkat e kafese qe edhe ate nuk e pine dot me qejf.
Ju zoti Kryeminister kini bere te kunderten. Duke mos i hapur rruge përdorimit te ketyre Letrave me Vlere i kini bere ato faktikisht te pavlera per poseduesit aktuale te tyre, ose ashtu sic thoshte dikur Bufi i PS-se ne letra me vrime, duke i cuar ato ne vleren 1-5 % qe me cmimet e sotme nuk u mjafton as per shpenzimet e varrimit.
Tani na lindin neve disa pyetje per Ju zoti Kryeminister qe jane:
1-A eshte ky qëndrim nje hakmarrje e verber ndaj djerses te njerëzve te këtij vendi per arsyen se keta kontribuan per te ndertuar e per te mbrojtur sistemin socialist?!
2 -A eshte hakmarrje e verber per faktin se ky popull u ngrit i revoltuar dhe me 1997-en u rrezoi nga piramida qeverisese?!
3 – A mos valle ky qëndrim behet edhe per te detyruar poseduesit e ketyre Letrave me Vlere qe ti shesin me 5 % e ti blejne spekullantet qeveritare qe ne prag te largimit nga qeverisja te blejne aksione  ne pronen shteterore duke i përdorur ato me vleren nominale 100 %?!
4 -A eshte e vertete qe perfaqesusit e te dy kraheve te politikes perdoren ne privatizim Letrat me Vlere te Fondit Angloadriatica dhe ato me çmimin qesharak ku e coi qeverisja socialiste duke i zevendesuan perseri ne prag te privatizimit te Bankes se Kursimeve dhe qe me vone nuk u perdoren ne interes te qytetareve por ju shperndane perseri atyre, (qe sic e thame me lart deformuan tregun).
5 -Dhe se fundi ky qëndrim ndaj aktivizimit te ketyre Letrave me Vlere, a eshte nje skandal financiar mafioz, i drejtuar ne mos nga Ju nga qeverisja juaj?!
Zoti Avokat i Popullit; Ne se vertet Ju e ndjeni veten te popullit, duhet qe pa hequr dore nga përkrahja e disa familjeve rome te pa streha, homoseksualeve,etj.,duhet te merreni ne radhe te pare me kete problem qe eshte i 800 000 qytetareve shqiptare, shifer kjo e përmendur nga vete Kryeministri. A po mos valle edhe ju e kini vene veten ne sherbim te forces politike qe u propozoi ne ate post, a po edhe Ju do te ngrini duart para murit qeverises ashtu si paraadhesi juaj?!
Ne se nuk eshte keshtu i nderuar Avokat i Popullit, vere ne lëvizje prokurorine, gjykatat dhe organet qeverisese qe te detyrohen shkaktaret te japin llogarie te perfundoje ky skandal financiar.

Nje grup pensionistesh ne Tirane

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›