E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëlzen Berisha: Nuk e njoh Vuk Hamoviç, është trillim i ulët

Share

Pas publikimeve në gazetën kosovare Zëri, të shkrimit me titull Sali Berisha, me mafinë serbe, kundër Kosovës ku përmendet edhe emri i Shkëlzen Berishës, se është takuar me Vuk Hamoviç dhe Damir Fazlliç në Vjenë të Austrisë me qëllim ndihmën për bizneset e tyre dhe pengim të projekteve energjetike që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë, ka ardhur reagimi i djalit të kryeministrit.

Në një deklaratë të tij thuhet se: Dëshiroj tju bëj me dije ju dhe mbarë opinionit të Kosovës që kjo është një shpifje e ulët pasi unë nuk jam takuar kurrë dhe asnjëherë me z. Vuk Hamoviç dhe as me ndonjë ndihmës apo përfaqësues të tij, as në Vienë e as në ndonjë vend tjetër të rruzullit, për asnjë lloj pune, apo biznesi, dhe madje nuk kam as njohje me të. Takimi i supozuar mes meje, z. Hamoviç dhe z. Fazlliç është fund e krye një trillim i ulët i artikullshkruesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›