Leter nga Fukushima

Ka pak dite qe ne Facebook qarkullon nje leter. Fillimisht qe ne gjuhen vietnameze me pak komente ne disa gjuhe te tjera ku mund te kuptoje se i drejtohej diaspores vietnameze ne Japoni. Me pas u perkthye e tera ne anglisht e nga nje profil ne tjetrin kaperceu shtete e kombe duke i prezantuar botes virtuale gjendjen reale te nje populli te gjunjezuar qe leshon dhimbje e qan me dinjitet. Quhet Ha Minh Thanh e eshte nje emigrant vietnamez i punesuar polic ne Japoni qe i shkruan nje mikut te tij ne Vietnam
Ka pak dite qe ne Facebook qarkullon nje leter. Fillimisht qe ne gjuhen vietnameze me pak komente ne disa gjuhe te tjera ku mund te kuptoje se i drejtohej diaspores vietnameze ne Japoni. Me pas u perkthye e tera ne anglisht e nga nje profil ne tjetrin kaperceu shtete e kombe duke i prezantuar botes virtuale gjendjen reale te nje populli te gjunjezuar qe leshon dhimbje e qan me dinjitet. Quhet Ha Minh Thanh e eshte nje emigrant vietnamez i punesuar polic ne Japoni qe i shkruan nje mikut te tij ne Vietnam. Thanh punon prane stacionit berthamor te Fukushimes 25 km larg tij e cka sheh me sy mund te pershkruhet sic thote ai Vecse si nje roman per raportet njerezore e menyrat e sjelljes se kesaj qenieje ne momente krize. Eumlshte i shqetesuar per fatin e bashkatdhetareve te tij ne Japoni por edhe te shume e shume te huajve te tjere qe rezultojne te humbur. Syte e fjalet e tij jane deshmitaret e shpirtit te forte e ndjenjes se sakrifices qe ka ky popull. Miresjellja respekti sakrifica dinjiteti qetesia jane leksione humanizmi qe kombi japonez po i jep momentalisht njerezimit.
Japonia ka mbire nga deti. Deti e ka shtyre si nje guaske perle. Deti ruan te drejten per ta shkaterruar o per ta marre - shkruante francezi Jean Cocteau ne librin e tij Udhetim i pare me 1937. Mizore kumbojne sot fjalet e tij kur ky det mban fshehur fatin e 13 mije te humburve mes 22 mije viktimave qe shkaktoi termeti i 11 marsit.
Leter nga Fukushima
Vella
Ti si je E familja jote
Gjate diteve te fundit cdo gje ka qene ne kaos. Kur mbyll syte shoh vetem kufoma. Kur hap syte shoh perseri kufoma. Secili prej nesh duhet te punoje 20 ore ne dite por do te deshiroja te ishin 48 ore ne dite ne menyre qe te vazhdoj punen per te ndihmuar e shpetuar njerez.
Jemi pa uje e elektricitet dhe racioni i ushqimit eshte pothuajse zero. Sapo mundemi ti sistemojme pak refugjatet vjen urdhri per ti cuar diku tjeter.
Aktualisht gjendem ne Fukushima rreth 25 km nga centrali berthamor. Kam shume gjera per te te thene e po te mundesha te shkruaja gjithcka kjo leter do te transformohej ne nje roman per raportet njerezore dhe menyrat e sjelljes ne momente krize.
Nje dite me pare takova nje vietnamo-amerikan. Quhej Toan. Ai ishte nje inxhinier e punonte prane impiantit berthamor te Fukushimes qe plagosur qysh ne momentet e para te termetit. Me kaosin e rrjedhur nga ngjarjet askush nuk e kishte ndihmuar te komunikonte me familjen e tij. Kontaktova me ambasaden amerikane e duhet te pranoj se admiroj shpejtesine e veprimit me te cilen amerikanet derguan helikopterin ne spital duke e derguar me pas ne bazen e tyre ushtarake.
Por studentet vietnameze nuk jane kaq me fat. Nuk kam ende asnje lajm nga ata. Po ti dija emrat e adresat e tyre apo ku punojne do te ishte me e lehte per te zbuluar fatin e tyre. Ne Japoni policia nuk zoteron informacione te detajuara per vendbanimin apo jeten e tyre ne Vietnam e ligji per privatesine e nderlikon me shume gjetjen.
Takova nje grua japoneze qe kishte punuar me shtate vietnameze te gjitha studente. Vendi i punes se tyre ishte 3 km nga deti e me tregoi se ato nuk flisnin mire japonisht. Ajo i kishte keshilluar te largoheshin por me nuk dinte se cu be me me to. Kujton vec emrin e nje gruaje Nguyen thi Huyen.
Asnje perfaqesues nga ambasada vietnameze nuk eshte dukur edhe pse faqet e informacionit ne internet shkruajne se jane te preokupuar per fatin e qytetareve vietnameze ne Japoni - e gjitha eshte nje genjeshter.
Edhe ne policet po vuajme urine dhe etjen keshtu qe arrin ta imagjinosh se cpo kalojne studentet vietnameze e te huaj. Gjerat me te keqija momentalisht jane uria i ftohti etja mungesa e ujit dhe e elektricitetit.
Njerezit ketu dine te ruajne qetesine - sensi i dinjitetit e i miresjelljes eshte shume i larte - e gjerat nuk te duken aq keq. Them se pas nje jave gjendja mund te arrije ne nje pike qe nuk mund te garantojme me as mbrojtje e as furnizim. Ne fund te fundit jane njerez uria dhe etja mund te injoroje edhe dinjitetin. Qeveria po perpiqet te furnizoje nga ajri me ushqim e ilace por eshte sikur te hedhesh kripe ne oqean.
Vella dua te te tregoj shume histori... jane kaq shume sa nuk di cte shkruaj. Po te tregoj nje ngjarje prekese Behet fjale per nje djalosh japonez qe i dha nje te rrituri si une nje leksion se si duhet te sillet nje qenie njerezore.
Naten qe shkoi me derguan prane nje shkolle per te ndihmuar nje organizate Karitasi ne shperndarjen e ushqimit. Ishte nje radhe qe gjarperonte gjate e ne mes te saj pashe nje djalosh 9-vjecar. Ishte veshur me bluze e pantallona. Po vinte gjithnje e me shume ftohte e djaloshi ishte ne fund te radhes. U preokupova se kur ti vinte radha nuk do te mbetej me asgje per te. U afrova ti flisja. Me tregoi se ishte ne oren e Edukates fizike kur ra termeti. Babi i tij punonte aty prane e menjehere ishte drejtuar tek shkolla. Djaloshi ndodhej ne ballkonin e katit te trete te shkolles kur sheh se si cunami perpin makinen e babait te tij. E pyeta per nenen. Me tha se shtepia e tij ndodhej prane plazhit e me siguri qe nena dhe e motra nuk kane mundur te shpetojne. Ktheu koken prapa e fshiu lotet.
Djaloshi dridhej keshtu qe i dhashe xhaketen time te policit. Kur e veshi qesja me racionin tim te ushqimit ra pertoke e mora dhe ia dhashe atij duke i thene Kur te vije radha jote ndoshta mbaron e mbetesh pa ngrene. Merre racionin tim. Une kam ngrene e ha ti me mire.
Djaloshi mori ushqimin tim e u perkul. Mendova se po e hante menjehere por nuk e beri. Merr qesen time dhe e vendos aty ku ishte i tere ushqimi ne pritje per tu shperndare. U befasova dhe e pyeta pse nuk po ha por e vendosi qesen ne ate grumbull ushqimesh...
Me pergjigjet Sepse shoh njerez me te uritur se une. E vendosa aty e me pas do te shperndahet me ushqimin tjeter e ne menyre te barabarte per te gjithe.
Kur i degjova keto fjale u ktheva menjehere kurrizin njerezve perreth per te mos me pare se po qaja. Qe per mua nje mesim i fuqishem per sakrificen e dhurimin. Kujt ia priste mendja qe nje djalosh ne klasen e trete fillore mund te te mesonte se si te ishe nje qenie njerezore ne nje moment kaq te madh vuajtjeje
Nje shoqeri qe mund te prodhoje nje djalosh 9-vjecar qe kupton sakrificen si nje e mire superiore duhet te jete nje shoqeri e madhe e nje popull i madh.
Me kujtohet nje fraze qe kam mesuar ne shkolle nje teori kapitaliste e te vjetrit Funwa Tetsuzo president i Partise Komuniste Japoneze
Po te ishte gjalle Marksi ne librin e tij Kapitali do ti duhej te shtonte frazen se ideologjia komuniste pati sukses vetem ne Japoni.
Pak rreshta me urime te ngrohta per ty e familjen tende. Orari i turnit tim nis pas pak.
Ha Minh Thanh