E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta per Kosoven/ 12-vjetori nderhyrjes se NATO-s

Nese qeverive perendimore u mungon vullneti politik dhe ushtarak per te gjetur nje strategji te vendosjes se statusit te autonomise atehere do te ishte mire te keshillonim qe menjehere te fillojne negociatat per pavaresine e Kosoves. Pa dyshim Kosova do te pavaresohet. Per kete une jam i sigurt.

Dymbedhjete vjet pas fillimit te bombardimeve te NATO-s kunder Jugosllavise se mbetur Serbi dhe Mali i Zi po te shikosh ne retrospektive zhvillimet per dhe rreth Kosoves te sforcohet bindja se ajo qe ndodhi asokohe domethene nderhyrja ajrore ushtarake e Perendimit ishte teper e domosdoshme per ta ndeshkuar krimin e shtetit serb ndersa duket se sa e kote ishte perpjekja e atyre qe kete nderhyrje e shihnin si gabim dhe shkelje te se drejtes nderkombetare ne kohen kur sovraniteti shteteror nuk mund te perdorej si strehe per ta justifikuar nje politike dhe ideologji hegjemoniste. Politikes se jashtme te bazuar ne interesa te ngushta i kishte dale moda thote ish-kryeministri britanik Tony Blair ne memoarin e tij A Yourney My Political Life Nje udhetim Jeta ime politike. Aleancat globale duhet te jene te bazuara ne vlera te perbashketa boterore - thekson Blair duke arsyetuar qendrimin e tij ngulmues per bombardimin e Serbise ne vitin 1999.

Kur sheh qendrimin e atehershme te qendrave nderkombetare te vendosjes sidomos rreth ceshtjes se statusit politik te Kosoves e kuptojme sa shume ka ndryshuar ne raport me Kosoven. Ne Perendim ka ndodhur ndryshimi i madh ne vend te konceptit vestfalian bota ka pranuar te drejten e shqiptareve te Kosoves per shtetesi gje qe ishte edhe gjeneza e problemit te Kosoves. Mund te kete mendime te ndryshme por nje gje nuk mund te mohohet lufta e Ushtrise Clirimtare te Kosoves dhe me pas intervenimi ushtarak i SHBA-se dhe i BE-se rezultuan me lirine e nje populli te tere qe ishte okupuar qe ne kohen e lufterave ballkanike te viteve 1912-13. Dhe per rastesi ishte pikerisht Kumanova aty ku ne Luften e Pare Ballkanike u vulos ekspansioni serb mbi trojet shqiptare vendi ne te cilin ne qershor te vitit 1999 NATO-ja dhe Armata e Jugosllavise se mbetur nenshkruan Marreveshjen Tekniko-Ushtarake me te cilen perfundoi lufta dhe me te cilen parashihej terheqja e trupave ushtarake dhe policore dhe i gjithe aparati represiv i shtetit okupues serb nga Kosova dhe dislokimi i forcave shumekombeshe te KFOR-it. Por ceshtja e statusit mbeti e hapur ndersa Serbia nuk hoqi dore nga ambiciet e saj hegjemoniste per ta rikthyer Kosoven brenda sovranitetit te saj. Ndonese ceshtja e statusit te Kosoves me 17 shkurt 2008 gjeti kornizimin e saj demokratik dhe konstitucional me shpalljen e pavaresise ne Serbi ende mbreteron fryma e mbjelle nga Milloshevici sepse pushteti aktual opozita e dikurshme e tiranit serb sacuteben dot perpara pasi ceshtjen e Kosoves e sheh me dioptrine e vjeter serbomadhe.

Pavaresisht nga kjo lufta e Kosoves ndryshoi politiken nderkombetare dhe shenoi nje fillim te ri ne planin nderkombetar duke u be model i intervenimit humanitar te cilin tani po e shohim edhe ne rastin e Libise. Pra rasti i Kosoves u be model i nderhyrjeve ushtarake nderkombetare.

Lufta e Kosoves ne fund te shekullit XX dhe intervenimi i Perendimit provoi se ne periudhen pas perfundimit te Luftes se Ftohte te drejtat e njeriut po fitonin perparesi ne raport me sovranitetin shteteror. Kjo lufte afirmoi doktrinen e nderhyrjes humanitare madje qofte edhe pa mandatin e Keshillit te Sigurimit te Organizates te Kombeve te Bashkuara. Dhe vertet rasti i vetemandatimit per ta anashkaluar kercenimin rus me veto ne Keshillin e Sigurimit deri ne rastin e Kosoves nuk ishte perseritur. Pikerisht ky intervenim i Aleances Veriatlantike perben shembullin e ndergjegjesimit te shtuar global per pergjegjesi rajonale dhe nje moment te ri ne te drejten nderkombetare. Pra nderhyrja e Perendimit ne luften e Kosoves per tacutei dhene fund vrasjes se nje populli dhe krimit me te rende kunder njerezimit shenon fillimin e nje procesi te zhvillimit te se drejtes nderkombetare respektivisht ndihet nevoja evidentimit te nje baraspeshe te re midis parimeve te se drejtes nderkombetare pra te sovranitetit shteteror dhe te vlefshmerise se te drejtave njerezore.

Natyrisht ky zhvillim i te drejtes nderkombetare e cila deri me perfundimin e Luftes se Ftohte vetem shtetet i shihte si subjekte te se drejtes nderkombetare nje koncept klasik i trasheguar nga vitit 1648 me Paqen e Vestfalise qe krijoi bazat per rregullimin territorial dhe shteteror te Evropes vuloset me vendimin e NATO-s dhe te BE-se per intervenimin ushtarak ne Kosove zhvillim ky qe e ka plotesuar te drejten e deritashme nderkombetare. Intervenimi ne Kosove dhe tragjedite e medha humanitare ne rajone te tjera te botes raportet mes sovranitetit shteteror pergjegjesite individuale para drejtesise dhe obligimit nderkombetar per mbrojtjen e njerezve nga terrori dhe dhuna kane ndryshuar ne menyre dramatike.

Mirepo meqe ne Karten e OKB-se intervenimi humanitar nuk eshte definuar ne menyre te qarte pasi aty nuk ka pergjigje per pyetjen se si duhet te veprohet kur nje shtet kryen krime kunder njerezimit ndaj nje populli brenda sovranitetit te vet te njohur dhe te pranuar nderhyrja ushtarake e NATO-s kunder infrastruktures represive te regjimit diktatorial dhe shovinist te Beogradit u shnderrua ne nje teme debati ne qarqet politike dhe intelektuale nderkombetare te cilat nga pikeveshtrime te ndryshme e vleresonin kete intervenim ushtarak ajror. Pyetja kryesore ka qene dhe vazhdon te jete kjo A kishte te drejte NATO-ja te nderhynte ushtarakisht pa mandatin e Kombeve te Bashkuara ne konfliktin etniko-politik brenda nje shteti sovran edhe pse qellimi ishte humanitar dhe synonte tacutei jepte fund spastrimit etnik. Pra shtrohej pyetja se a ishte i perligjur ky veprim ushtarak edhe atehere kur OKB per shkak te mekanizmave te trasheguar nga e kaluara nuk ishte ne gjendje ta pengonte shkeljen masovike te te drejtave te shqiptareve madje edhe atehere kur po i kercenohej deportimi ne mase.

Per me teper nderhyrja e NATO-s ne luften e Kosoves nuk ndodhi nga ndonje interes gjeopolitik por thjesht nga karakteri teresisht humanitar. Ne pyetje ishin parimet demokratike te drejtat njerezore te cilave SHBA dhe BE i dhane perparesi edhe ne raport me sovranitetin shteteror. Pikerisht kjo e beri te ligjshem sulmin e NATO-s ndaj Jugosllavise se mbetur qofte edhe pa mandatin e OKB-se.

Por ne luften e Kosoves vertet nuk behej fjale vetem per ceshtje te vlerave morale porse edhe per ceshtje te sigurise. Nese demokracite perendimore do te dorezoheshin atehere ekzistonte rreziku qe ne Ballkan te krijohej nje harte plotesisht e re duke u bazuar ne ideologjine e nacionalizmave te tjere te medhenj. Dhe ishte e qarte se cdo pacifizem kundrejt Milloshevicit do te shpinte gjithnje ne varreza masive. Prandaj per ta pamundesuar kete Perendimi zgjodhi opsionin e nderhyrjes.

Per ta pamundesuar perseritjen e tragjedive te ketilla ne shekullin e ardhshem sipas mendimit tim eshte e domosdoshme qe bashkesia nderkombetare te arrije nje konsensus jo vetem per parimin thelbesor se duhet te ndermerren masa kunder shkeljeve masive dhe sistematike te te drejtave te njeriut pa marre parasysh se ku ndodhin por edhe menyren e marrjes se vendimeve per ate se cilat masa jane te domosdoshme dhe se ku dhe kur do te zbatohen ato. Konflikti ne Kosove dhe pasojat e tij nxiten nje debat me domethenie globale shkroi Kofi Anan ne artikullin autorial te publikuar me 18 shtator 1999 ne revisten ekonomike The Economist me titull Dy konceptet e sovranitetit.

Por cili eshte justifikimi tjeter legal jus ad bellum per intervenimin ajror te NATO-s kunder Jugosllavise se mbetur ne mars te vitit 1999. Udheheqesit dhe ekspertet e NATO-s artikuluan ne menyre shume bindese ceshtjen e intervenimit ne luften e Kosoves duke iu referuar vetembrojtjes kolektive dhe sigurise rajonale sipas neneve 51 52 dhe 53 te Kartes se Kombeve te Bashkuara te OKB-se. Thene ndryshe vendet anetare ne NATO kishin parashikuar nje riparaqitje te ngjarjeve qe ishin pare vite me pare ne Bosnje e Hercegovine. Disa vende anetare te NATO-s vleresuan se intervenimi ishte i arsyeshem bazuar ne motivet humanitare duke permendur planet e Milloshevicit per ta pastruar etnikisht Kosoven.

Nderhyrja e NATO-s kunder Jugosllavise se mbetur sipas shkrimtarit te njohur latino-amerikan Mario Vargas Losa ishte e vonuar per dhjete vjet prandaj ajo lipsej qortuar jo per nderhyrjen por per vonesen e saj e cila pati pasoja te renda per Kosoven ndodhen krimet me te renda kunder njerezimit. Kjo vonese ia ndezi driten e gjelber diktatures se Beogradit per te vene ne jete planin per spastrimin etnik te Kosoves nje prej krimeve me te lemerishme kunder njerezimit qe jane kryer gjate ketij shekulli i krahasuar per nga natyra edhe pse jo per nga numri me Holokaustin e hebrenjve te realizuar nga Hitleri ose me depertimin e popujve prej Stalinit i cili ishte i vendosur ne synimin e vet per ta rusifikuar Bashkimin Sovjetik.

Teoria e perligjjes ligjore perkrah aksionin e NATO-s kunder Jugosllavise se mbetur edhe nese ai nuk ishte ne teresi sipas kritereve te se drejtes nderkombetare por megjithate legjitim perkitazi me shkeljen e te drejtave te njeriut ne Kosove. Edhe ne raportin e Komisionit te Pavarur Nderkombetar per Kosoven te botuar ne tetor te vitit 2000 vihet ne dy konkludime kryesore. Njeri ishte se intervenimi i NATO-s ne luften e Kosoves perkatesisht kunder Jugosllavise se mbetur nuk ishte legal por ishte legjitim. Ishte jolegal sepse u be pa mandatin paraprak te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ne njeren ane dhe ishte legjitim sepse ne Kosove ndodhnin shkelje te renda te te drejtave te njeriut sepse te gjitha mundesite diplomatike ishin te shterura sepse Kosova u clirua dhe te gjithe ata qe ishin debuar nga forcat serbe ishin ne gjendje te ktheheshin neper shtepite e tyre.

Publicisti i njohur gjerman Hans Magnus Enzesberger duke shkruar per luften e Kosoves theksonte se mes luftes qe e bejne serbet dhe asaj qe e ben NATO-ja ne Kosove ekziston nje dekalazh prej 400 vjetesh. Cilido qe deshiron te krijoje nje ide per plackitjen masakrat dhe mizorite e kryera nga ushtaret serbe ska nevoje ta shoh CCN-in por ti lexoje rrefimet e luftes tridhjetevjecare 1618-1648.

Autori eshte drejtor i Departamentit te Arkivit Shteteror te Kosoves

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›