Letër-porosi në SHBA për paratë e "Gërdecit"
Shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit, të marrë të pandehur nga prokuroria, dyshohet se kanë transferuar "pasuri" në SHBA, të përfituara nga demontimi i municioneve në Shqipëri. Bëhet fjalë për paratë e "fituara" nga veprimtaria e paligjshme, që transferoheshin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilat janë ngritur disa biznese, apo blerë prona të patundshme. Prokuroria e Përgjithshme tha dje se ka dërguar një letër-porosi për të hetuar konkretisht dyshimet në lidhje me transfertat bankare nga Tirana në shtetin e San Franciskos. Hetuesit kanë të dhëna se janë trafikuar qindra mijëra euro dhe këto para janë investuar përtej Atlantikut, duke blerë vila apo troje. Burimet nga prokuroria deklarojnë se i është kërkuar informacion drejtësisë amerikane për të gjithë të pandehurit, ku nuk përjashtohen as të pandehurit VIP, të cilët tashmë dihen se kush janë.
Letër-porositë për Gërdecin
Krahas letër-porosisë për evidentimin e trafikut të armëve, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur drejt Amerikës edhe një kërkesë për informacion në lidhje me pasurinë e të pandehurve të dosjes "Gërdeci". Burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme bëjnë të ditur se janë në pritje edhe të dy letër-porosive të tjera që kanë dërguar për dy personat e dyshuar si të rëndësishëm për këtë tragjedi dhe trafikun e armëve, Efraim Diveroli dhe Henry Tomeit, i etiketuar kohët e fundit si "zoti i luftës". Akuza qendrore nëpërmjet një letër-porosie drejtuar autoriteteve zvicerane kërkon që për llogari të saj të pyetet Tomei, i cili ka gjasa t‘u japë përgjigje mjaft pyetjeve të mbetura enigmë për grupin e prokurorëve në lidhje me pistën e trafikut të armëve. Akuza ka kërkuar dëshminë e Efraim Diverolit, si dhe informacion për firmën "Evdin LTD", por letër-porositë nuk janë ekzekutuar ende, duke krijuar pengesa të mëdha për hetimet e trafikut të armëve. Mësohet se dëshmia e zviceranit të cilësuar si "zot i luftës", pritet të hedhë dritë mbi të gjithë aferën korruptive ku dyshohet se janë përfshirë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes. Po ashtu, prokuroria ka kërkuar dhe nga autoritetet qipriote, që të japin informacion mbi kompaninë "Evdin LTD", si dhe të zbardhë transaksionet e saj bankare. Asnjëra prej këtyre letër-porosive nuk është ekzekutuar ende.
Hetimet për trafikun
Përveç shumë dyshimeve të ngritura nga organi i akuzës, dëshmia e kreut të AEY pritet të zbardhë edhe deklaratat e biznesmenit shqiptar, Kosta Trebicka, rreth përgjimit të kryer të akuzave për korrupsion e ndërhyrje. Në deklaratat e tij të mëparshme, Efraim Diveroli ka pohuar se është mashtruar nga qeveria shqiptare për fishekët, pasi ai nuk kishte dijeni që ata ishin një prodhim kinez. Dëshmia dhe sqarimet e 22-vjeçarit amerikan, Efraim Diveroli, konsiderohen nga prokuroria si një mundësi për të zbardhur e sqaruar disa momente rreth shitjes së municionit të ushtrisë shqiptare dhe abuzimet e dyshuara të zyrtarëve të disa niveleve të implikuara në këtë proces. Dëshmia e Diverolit, sipas zyrtarëve të prokurorisë, do të merret në kuadër të verifikimit të pistës për tregtinë abuzive të municioneve nga Shqipëria në drejtim të Kabulit, kryeqytet i Afganistanit. Zvicerani Henry Tomei është një ndër personazhet kyçe, i cili mund të japë mjaft detaje për grupin e prokurorëve që po hetojnë rreth tragjedisë së Gërdecit. Përfaqësuesi i "Evdin LTD" me seli në Qipro ishte nënkontraktuar nga kompania e Diverolit, 22-vjeçarit që falë një kontrate të nënshkruar me Pentagonin dërgoi në Kabul fishekë kinezë të marrë në Shqipëri, në një kohë kur ligji amerikan e ndalonte një gjë të tillë. Emri i zviceranit doli në skenë pak ditë pas tragjedisë së Gërdecit. Duket se të gjitha pikëpyetjet e prokurorisë dhe përgjigjet e letër-porosive do të zbardhin edhe transfertat e parave nga "protagonistët" e dosjes "Gërdeci", ku ka të dhëna se miliona euro janë qarkulluar vetëm për lejimin e demontimit të municioneve në periferi të Tiranës.