Cërvenkovski: Maqedonia, në pikëpyetje
Z. President, në qëndrimet tuaja me ato të Kryeministrit, vihen re disa mospërputhje, kur bëhet fjalë për çështje të politikës së jashtme të Maqedonisë dhe veçanërisht për zgjidhjen e sherrit me Greqinë. Sa kanë ndikuar këto mosmarrëveshje midis Kryeministrit dhe Presidentit të Maqedonisë në prishjen e imazhit të saj dhe mospasjen e një qëndrimi unik në politikën e jashtme, veçanërisht me fqinjët?
Është e saktë. Midis meje dhe Kryeministrit Gruevski ka dallime në lidhje me çështjet kyçe të politikës së jashtme. Në këtë rast, shpesh bëhen gabime, duke menduar që dallimi i parë është në lidhje me përplasjen me Greqinë për çështjen e emrit dhe me mënyrën e negocimit me Greqinë për të tejkaluar këtë sherr. Por e vërteta është se dallimi kyç është në atë se çfarë mundësie po i jepet NATO-s dhe euro-integrimit të ardhmërisë së Republikës së Maqedonisë. Sipas mendimit tim, integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë janë puna më kryesore, ose objektivi kryesor. Kjo do të thotë se e gjithë politika duhet të jetë në drejtimin e realizimit të këtyre objektivave. Kryeministri Gruevski është shprehur se kjo është një gjë me shumë rëndësi, por jo si çështja më e rëndësishme për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE-së, por jo e domosdoshme. Gruevski konsideron se Maqedonia ka dhe koncepte alternative për një zhvillim të gjithanshëm ekonomik dhe social, madje dhe në një situatë kur Maqedonia, për një kohë të gjatë, rrezikon të mbetet jashtë integrimit të NATO-s apo në një situatë izolimi. Qëndrimi im është se koncepte të tilla nuk mund të ekzistojnë dhe se integrimi është diçka e rëndësishme, jo vetëm për Maqedoninë, por për çdo vend të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Mundësia e vetme dhe serioze për ardhmërinë e vendeve tona është që të jemi pjesë e aleancës dhe Bashkimit Evropian, pasi nga kjo dalin edhe dallimet me qëndrimin që duhet mbajtur në sherrin me Greqinë. Kjo përplasje është pengesa kryesore e integrimit tonë në BE dhe NATO dhe, sipas përcaktimit tim, do të thosha se interesi ynë është që të tentojmë ta zgjidhim këtë. Zgjidhja e këtij kontesti është dhe gjetja e një kompromisi, që do të thotë se ne duhet të jemi iniciatorë për bisedime më intensive për gjetjen e një zgjidhjeje për të vendosur procesin e integrimit në rrugën e duhur dhe mosmarrëveshjet me Greqinë të mënjanohen. Këto janë dallimet e mia me Kryeministrin Gruevski dhe ato janë serioze, me koncept të gjerë dhe nuk është synimi tek ambiciet personale midis meje dhe Kryeministrit, por qëllimi kryesor dhe më i madh do të thosha është se çfarë ardhmërie do të ketë vendi ynë, Republika e Maqedonisë.
Kur flisni për dallime thelbësore dhe serioze, do të thotë që Presidenti e shikon vendin në një perspektivë tjetër dhe Kryeministri në një perspektivë tjetër? Është këtu edhe interpretimi i deklaratës suaj nga shtypi, gjë që vendos në dyshim dhe integritetin e Maqedonisë, pasi shqiptarët duan një perspektivë perëndimore të Maqedonisë.
Mendoj se, në lidhje me këtë perspektivë, nuk ekziston dallimi midis qytetarëve tanë maqedonas dhe shqiptarë. Kjo gjë është e qartë, pasi e dëshmojnë të gjitha hulumtimet e opinionit publik për një periudhë të gjatë. Përcaktimi për të qenë anëtar i NATO-s apo BE-së është me të vërtetë shumë i lartë, prandaj do të thosha që është vështirë nëse do të bëja një krahasim me vendet e tjera, pasi kjo lëviz nga 85 deri në 95 për qind të përkrahjes dhe në mënyrë të vazhdueshme, pasi për këtë çështje nuk ka dallim midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Dallimi kryesor qëndron në lidhje me atë se çfarë çmimi jemi të gatshëm të paguajmë apo çka duhet të rrezikojmë, për të përcaktuar këtë qëllim strategjik. Përqindja e lartë e qytetarëve tanë shqiptarë konsideron se duhet që sa më shpejt të gjendet një kompromis me Greqinë, të zgjidhet sherri dhe në këtë mënyrë, të hapen perspektivat euroatlantike. Në dallim nga përcaktimi i qytetarëve shqiptarë, shumica e madhe e maqedonasve mendojnë se ky është një çmim shumë i lartë dhe nuk duhet të shkojmë deri në ndryshimin e emrit kushtetues për përdorim ndërkombëtar. Ky është një problem serioz, që të bën të mendosh parashikime të errëta e të zeza që shkojnë deri në ndarjen e shtetit. Unë nuk pajtohem me këtë, pasi mendoj se ndarja e shtetit nuk është opsion në asnjë variant. Por fakt është që, pasi për një çështje kyçe, kur midis dy bashkësive etnike të një vendi ka dallime serioze, këto mund të krijojnë tensione permanente ndëretnike, zvogëlim të besimit të ndërsjellë, gjë që mund të sjellë frenimin e zhvillimit të shtetit, duke krijuar probleme të caktuara dhe një shtet serioz, këto gjëra duhet t‘i marrë parasysh. Shteti duhet në mënyrë të përhershme të veprojë dhe të arrijë një politikë, e cila do të mund të sjellë harmonizimin e qëndrimeve të qytetarëve maqedonas, shqiptarë dhe të tjerë, duke mos harruar dhe bashkësitë e tjera etnike që jetojnë në Maqedoni. Jam absolutisht i bindur se procesi i izolimit të gjatë të Maqedonisë në lidhje me integrimet euroatlantike do të ketë ndikim negativ edhe në planin ndëretnik në Maqedoni.
Do të doja të citoja deklaratën tuaj, ku ju keni thënë: "Shqiptarët, të dëshpëruar nga mosintegrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike, mund të kërkojnë ndarjen e shtetit". Ju e shpjeguat pozicionit tuaj si kreu i qeverisë së Maqedonisë, megjithatë, kur e keni deklaruar këtë, e keni paraqitur si rrezik apo si veprim të justifikuar të shqiptarëve?
Ju thashë që asnjëherë s‘kam thënë se kjo nuk do të mund të çojë deri në ndarjen e shtetit, por do të krijojë tensione ndëretnike, të cilat nuk janë të mira, pasi zvogëlojnë besimin e ndërsjellë dhe nuk do të përjashtoja dhe mundësinë më radikale, ku do të paraqiten dhe struktura, individë madje dhe grupe, të cilat do të hapin çështjen e rregullimit të shtetit, madje edhe ndryshimet e kufijve. Duke ditur se ku gjendet Maqedonia, ku gjendet rajoni, duke kujtuar të shkuarën, mendoj se kjo mundësi do të fitojë mbështetjen e shumicës në Maqedoni. Por, nëse do të paraqitet ndonjë mundësi e rrezikshme në skenën politike, do jemi përpara një fakti, ku do të paraqitet një mosbesim dhe akuza të ndërsjella. Kjo paraqet një problem serioz, i cili duhet të parashikohet, të identifikohet dhe në kohë t‘i jepet zgjidhja. Përplasja me Greqinë për çështjen emrit, para disa vitesh ishte përplasje bilaterale midis Greqisë dhe Maqedonisë, ndërsa pas Samitit të NATO-s në Bukuresht u bë çështje më e gjerë, pasi u bë problem i së gjithë aleancës, anëtarët e së cilës arritën në një konkluzion se, pranimi i Maqedonisë në NATO u kushtëzua nga problemi i zgjidhjes së çështjes me Greqinë, dhe ky u kthye në problem multilateral. Mund të supozojmë ndikimin e Greqisë edhe në BE, duhet të dimë se ajo do të tentojë të krijojë një situatë të tillë edhe në kuadrin e Bashkimit, gjë që ne nuk do të na lejojë të përfundojmë integrimin, pasi problemi bilateral, mund të kthehet në një problem të brendshëm në planin ndëretnik në Maqedoni. Faktori kohë është i rëndësishëm, pasi për Maqedoninë çështja e faktorit kohë është shumë e rëndësishme dhe ka çmim më të lartë. Me zgjidhjen e çështjes se emrit, Greqia nuk humb shumë, ndërsa Maqedonia humb shumë, pasi për ne nuk është njësoj nëse do të jemi të integruar në strukturat euroatlantike tani, ose pas pesë vjetësh ose pas dhjetë vjetësh, ose ndoshta kurrë. Çmimi që ne paguajmë është shumë i lartë, rreziqet janë të larta, prandaj është e rëndësishme që të veprojmë në kohën e duhur.
Z. President, mos ju duket pak ironike që dy vende si Maqedonia dhe Kroacia, kandidate për në BE, që deri para disa vitesh konsideroheshin vende me zhvillim të standardeve demokratike, pas pak ditësh në Samitin e NATO-s ndoshta do të mbeten jashtë aleancës dhe nga ana tjetër Shqipëria, e cila është paraqitur si rivali më i dobët, ka mbështetjen e plotë dhe do të jetë anëtar i NATO-s më datën 3 prill. Ju duket pak ironike, si e interpretoni ju këtë, si një triumf të faktorit shqiptar në ridimensionimin e tij në Ballkan?
Si fillim, doja t‘ju thosha që integrimi i Shqipërisë në NATO është diçka pozitive për të gjithë dhe jo vetëm për vendin tuaj. Në të vërtetë, ne e kemi zili Shqipërinë në këtë drejtim, por dhe e urojmë, e mbështesim në këtë proces. Do të ishte mirë që të tria shtetet e Kartës së Adriatikut të ishin bërë vende anëtare fuqiplota, duke ditur që, për shkak të sherrit tonë me Greqinë, dhe Kroacia për shkak të sherrit kufitar me Slloveninë, jemi në situatën që kemi një pikëpyetje të madhe për përcaktimin e këtyre dy vendeve. Sidoqoftë, për Shqipërinë është mirë që të jetë anëtare e NATO-s dhe i uroj sukses në procesin e integrimit në BE. Kam dëgjuar kohët e fundit se qeveria shqiptare do të aplikojë në Bruksel për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Ne nuk jemi konkurrentë, por partnerë dhe aleatë. Për çdo vend, veç e veç, është mirë të lëvizë në këtë drejtim, pasi me angazhimin e tij, do të japin kontributin e tyre për stabilizimin e të gjithë rajonit. Konkluzioni që mund të japim tani nga përvoja e Maqedonisë dhe Kroacisë është se vendet anëtare të Aleancës dhe të BE-së, në procesin e zgjerimit, fillojnë ta shfrytëzojnë për problemet e veta bilaterale me disa nga vendet kandidate. Kjo nuk është mirë, pasi në këtë mënyrë, interesi vetjak dobëson interesin e Aleancës Atlantike ose të Bashkimit Evropian dhe ky është një problem për vendet që pretendojnë të bëhen anëtare të këtyre strukturave dhe një problem serioz edhe për strukturat e Aleancës dhe BE-në. Kjo është një gjë që dhe vetë këto vende nuk duhet ta injorojnë, por duhet të gjendet një formulë që këto probleme të mos bëhen faktor kufizues për zgjerimin e Aleancës dhe BE-së. Në të kundërt, nuk dua të jap supozime të zeza, por nëse problemi bilateral e përkufizon procesin e zgjerimit, mund të mendojmë se çfarë do të mund të ndodhë me marrëdhëniet e ndërlikuara midis vendeve që janë në Ballkanin Perëndimor, si marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjë Hercegovinës, Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, nëse nuk do të gjendet zgjidhje, faktori bilateral do të bëhet faktori kufizues dhe pengues, i cili do të sjellë pengesa në anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kjo mund të interpretohet dhe si njëfarë kërcënimi, apo jo? Në rast se vende si Maqedonia apo Kroacia nuk integrohen në NATO, apo në BE, për shkak të disa mosmarrëveshjeve kufitare, apo dhe çështja emrit me Greqinë, çështje historike që mund të sjellin një destabilizim të Ballkanit dhe rikthim te konfliktet e frikshme dhe të armatosura. Kjo është ajo që ju do të doni të thoni?
Nuk dua të besoj te kthimi i kohëve të vështira, të konflikteve të hapura midis popujve të Ballkanit, por fakt është që projekti i integrimit të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE është mënyra më e mirë e stabilizimit të përhershëm dhe stabilizimin e begatinë e të gjitha vendeve të rajonit, pasi kjo është diçka që e vëzhgoi çdo vend veç e veç dhe, në njëfarë mënyre, vendosën që të lëvizin në një drejtim. Bllokimi i këtij procesi do të hapë rreziqe, të cilat do të jenë të llojeve më të renda për ato çka ju përmendët dhe do të mund të sjellin stanjacion dhe ashpërsim në marrëdhëniet politike e me radhë. Kjo është vështirë të supozohet, pasi është fakt që, është mirë të shikohet në rrugën që është përcaktuar: integrimi i të gjithë rajonit është zgjidhja më e mirë edhe për NATO-n dhe BE-në.
Pas zgjedhjeve të vitit 2006, u zhvillua një debat se cila parti shqiptare duhet të përfshihej në koalicionin qeverisës, ajo që kishte fituar më shumë vota nga komuniteti shqiptar apo partia që i përshtatej më shumë partnerit maqedonas. Ju si e shikoni këtë debat dhe çfarë mendoni se do të ishte më e drejtë për Maqedoninë dhe më e drejtë për shqiptarët?.
Duhet të sqaroj diçka. Nga aspekti kushtetues dhe juridik, nuk ekziston detyrimi që fituesi i zgjedhjeve të ftojë partinë e cila ka fituar më shumë vota nga qytetarët shqiptarë. Edhe në Marrëveshjen e Ohrit, obligimi juridik nuk ekziston, por logjika politike ekziston si kudo, edhe në Maqedoni. Kjo do të thotë që çdo fitues duhet të ketë parasysh sipas Marrëveshjes së Ohrit se, shumë nga ligjet kyçe, që të mund të miratohen, duhet të marrin një shumicë të dyfishtë. Për rrjedhojë, shumicës së thjeshtë të deputetëve në Parlament duhet t‘i bashkëngjitet një shumicë e dytë, nga deputetët jo maqedonas, jo vetëm shqiptarë, por edhe të bashkësive të tjera etnike. Kjo do të thotë që një qeveri të funksionojë në mënyrë efikase dhe të suksesshme, do të ishte mirë që të siguronte këtë shumicë të dytë dhe kjo sigurohet nëse ftohet partia e shqiptarëve, e cila ka fituar më shumë deputetë. Vetë kam qenë në një situatë të tillë si Kryeministër, jo për shkak të detyrimeve kushtetuese-juridike, por për shkak të funksionimit të mirë të institucioneve shtetërore. Mendoj se është mirë të respektohet legjitimiteti i vullnetit elektoral të qytetarëve dhe të ftohet ajo parti që ka më shumë legjitimitet dhe kredibilitet. Kuptohet me fitimin e më shumë deputetëve apo votave.
Si e gjykoni gjendjen e shqiptarëve gati një dekadë pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit?
Them se në këto vite, është bërë një avancim i madh në këtë plan. Pra ndjenja e barazisë në masë të madhe është rritur. Kuptohet paralelisht me këtë, edhe ndjenja e përkatësisë në një shtet të përbashkët. Marrëveshja e Ohrit u arrit në një masë të madhe dhe tani është implementuar dhe zbatuar, kur flasim për marrëdhëniet ndëretnike, për standardet demokratike. Nëse flasim për demokraci, mundet gjithmonë të bëhet më shumë dhe kurrë nuk mund të pohojmë që janë realizuar standardet demokratike dhe që është çështje e zgjidhur. Ajo që është karakteristike për qeverinë aktuale në Maqedoni është se publikisht u tha që në një periudhë të caktuar prej dy vjetësh, do të vendosej një moratorium për të gjitha çështjet e sferës ndëretnike dhe të kishte përkushtim kryesisht për ekonominë, që për mendimin tim është një qëndrim i gabuar. Marrëdhëniet ndëretnike janë shtylla e stabilitetit dhe kusht për avancimin e çdo shteti multietnik dhe duke ditur që Maqedonia është e tillë, këto çështje duhet të jenë në qendër të vëmendjes së çdo qeverie dhe të gjendjet një zgjidhje, përpara se problemet të përshkallëzohen.
Marrë me shkurtime nga "Top Channel"