Imazhi fals i "shtëpisë së biznesit"
Dje u thirr Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. Një e tillë ishte thirrur edhe në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar. Sigurisht që një ngjarje e tillë në jetën e biznesit është e mirëpritur. Mirëpo…
biznesi shqiptar ka probleme të shumta, të ndjeshme e të mprehta në marrëdhëniet me shtetin dhe mes vetes. Pavarësisht performancës në rritje të saj, maturimit dhe rritjes e zhvillimit të pandërprerë në këto vite të tranzicionit të vështirë, sipërmarrja shqiptare nuk ka mundur asnjëherë, në mënyrë të plotë, të krijojë institucione përfaqësuese, lobiste, advokuese e mbrojtëse të interesave të këtij komuniteti. Të kujtojmë se sot sipërmarrja shqiptare prodhon rreth 80 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm të Brendshëm të Vendit, punëson më shumë se 90 për qind të të gjithë të punësuarve në sektorin jobujqësor, kontribuon me "pjesën e luanit" në arkën e shtetit etj. Por kjo sipërmarrje nuk mbrohet e përfaqësohet. Fakte? Në Tiranë, për shembull, zhvillojnë veprimtari industriale, tregtare e shërbimesh rreth 45 mijë biznese. Në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së kryeqytetit "militojnë" jo më shumë se 1600-2500 biznese, përfshirë këtu edhe vitin më të mirë, 2003-shin. Kjo është pak për një institucion që synon gjithëpërfshirjen e biznesit, kjo është pak për vetë interesat e biznesit, por kjo është pak edhe për vetë qeverisjet, për të cilat oponenca konstruktive, partneriteti dhe kundërshtia me sens përmirësimin, janë të nevojshme dhe të domosdoshme.
Shpërfytyrimi i përfaqësimit
Çdokush besoi se përmirësimi/ndryshimi i ligjit për funksionimin e dhomave publike të tregtisë dhe industrisë, por sidomos mirëmenaxhimi i tyre, do të sillte një frymë të re të përfaqësimit të biznesit. Drejtuesit e rinj të Dhomës së Tiranës, që u akuzuan që në fillim të ditës se ishin "emëruar" dhe jo "zgjedhur" në krye të këtij institucioni të rëndësishëm, premtuan "qiejt". Në Tiranë, stafi i administratës së DHTIT u dyfishua. U ndryshua organigrama, u shtuan dhe u stisën departamente të reja, pa asnjë strategji. Thjesht u punësuan disa njerëz të rekomanduar, të cilët më pas u pushuan në mënyrë paradoksale nga puna. Vendimi i parë i kryesisë së re të DHTIT ishte vendimi për trefishimin e rrogës së kryetarit!? Vendime të tjera pasuan krijimin e departamenteve me emra të çuditshëm. Rezultati? Mund të pyesësh për këtë çdo sipërmarrës dhe të marrësh përgjigjen e duhur.
Pse kjo mefshtësi në përfaqësimin e sipërmarrjes?
Më së shumti kjo lidhet me drejtuesit dhe vizionin e tyre. Aktualisht numri i anëtarësimeve në DHTIT është mjaft i ulët. Shërbimet që ofrohen janë shumë larg atyre që janë premtuar. Departamenti i Grupeve të Biznesit, i cili u krijua për të fokusuar e sjellë në vëmendje problemet akute që kanë kategori të caktuara të biznesit si në fushën e ndërtimit, transporteve, shërbimeve, telekomunikacionit etj., etj., mbetën thjesht zyra ku u punësuan të njohurit e titullarit. Zyra juridike e kthyer në Departament Juridik dhe të Shërbimeve, iu largua nevojës që kanë një sërë biznesesh për të ofruar asistencë të nevojshme ligjore në fushën e tatim-taksave, të procedurave tatimore, të doganave e tarifave, të prokurimeve etj., fusha të cilat, pas reformave të ndërmarra së fundmi nga qeveria, kanë kaluar pa vëmendjen e plotë të biznesit të kryeqytetit dhe më gjerë. Një hapësira e madhe iu la Departamentit të Projekteve të Zhvillimit dhe të Marrëdhënieve me Jashtë. U citua se prurjet e reja intelektuale dhe kapacitetet të vëna në krye të këtyre sektorëve do të sillnin një imazh të ri të Dhomës, jo vetëm në marrëdhëniet e përditshme me biznesin e anëtarësuar në Dhomë, por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, por kjo fushë, ku ka gjithnjë mundësi të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët dhe të përfitimit reciprok, mbeti anemike.
Kombinimi i premtuar i skemës së re të funksionimit të departamenteve dhe burimet e kualifikuara njerëzore nuk sollën një fytyrë të re të administratës së dhomës, e për rrjedhojë, edhe një rritje cilësore të shërbimeve që ajo ofron ndaj anëtarësisë së saj e më gjerë, por e bënë atë empirike, larg interesave e nevojës së biznesit metropolit. Rezultati? Numri i anëtarëve gjithnjë në rënie të lirë...
Taksat e biznesit dhe mirëmenaxhimi
Sigurisht që biznesi ka të drejtë të kërkojë më shumë nga administrata që menaxhon taksat e tij. Me paratë e biznesit të Tiranës u paguan borde të tilla si Bordi Këshillimor, një grupim akademikësh, specialistësh dhe ekspertësh të mirënjohur në fushat përkatëse, kontributi i të cilëve në jetën ekonomike, sociale dhe profesionale është mjaft i spikatur, por që nuk rezultoi i tillë në funksionin e stisur që kërkoi DHTIT.
Kontaktet e përditshme të grupeve të punës me sipërmarrësit, nga një risi e premtuar e administratës së re të dhomës, nuk mundën të ishin të tilla. Nevoja për të sjellë një frymë të re në shërbimet ndaj sipërmarrjes, u zëvendësua me pagesën kolektive të biznesit-anëtar për çarterat e vëna në dispozicion të disa politikanëve të lartë, përfshi edhe Presidentin e Republikës. Taksat e paguara u shpërdoruan me botime periodike, ku gjenden vetëm foto e intervista të titullarëve dhe asnjë problem apo shqetësim i bizneseve.
Pas krizës
Asnjë tryezë e rrumbullakët, asnjë prononcim publik, asnjë debat me qeverisjen, asnjë projekt apo paketë projektesh për të mbrojtur kategori të caktuara biznesi nuk u ndërmor nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës. Edhe kur sektori i ndërtimit kishte e ka probleme, edhe kur prodhimi me fason debatoi me qeverinë, edhe kur kompanitë e hidrokarbureve u atakuan me qeverinë, deri edhe në Gjykatën Kushtetuese, administrata e DHTIT ishte shurdhe e qorre dhe nuk iu atashua asnjëherë biznesit dhe interesave të tij. Heshtja ishte politika e zgjedhur, ndërkohë që sipërmarrja kishte nevojë të ndihmohej, qoftë edhe për efekt të taksave që kishte paguar në këtë institucion, që rreket gjithë ditën të jetë përfaqësuese e biznesit, por nuk u bë, në fund të ditës, kurrë si e tillë.
Në dhjetorin e kaluar u premtuan pa hesap zhvillime të reja në DHTIT. Do të ndërtohej për herë të parë portali i bizneseve të Tiranës, do të ngriheshin "qendrat e shërbimeve", si qendra e arbitrazhit, qendra e trajnimeve dhe kërkimeve, zyra e karrierës dhe "internshipit"(?!?) si dhe do të hapeshin degë të reja në qendrat e mëdha ekonomike ku jetojnë shqiptarë si në Stamboll, Milano, Kozencë, Tel Aviv etj. Shumë qeshën me këto ide joracionale dhe kujtuan degën e krijuar në Prishtinë, që konsumonte çdo muaj 5 mijë euro dhe që tashmë është inekzistente.
Biznesi ka nevojë për tjetër imazh
Biznesi i Tiranës, sikundër edhe ai i gjithë vendit, ka nevojë për një tjetër imazh, real dhe jo fals. Nisma e Kryeministrit Berisha vitin e kaluar për të hequr penalizimin ligjor të anëtarësimit të detyrueshëm në dhomat publike të tregtisë dhe industrisë, solli apatinë e plotë të stafeve të tyre. Kjo sepse mungesa e të ardhurave nga mungesa e anëtarësimit nuk u zëvendësua shpejt e saktë me ofrimin e shërbimeve cilësore e të shumëllojshme ndaj biznesit. Atrofizimi i këtyre institucioneve ishte aq i dukshëm, sa brenda një viti në Shqipëri u krijuan dhe funksionojnë për mrekulli Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë, Dhoma Greke e Tregtisë, Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, Dhoma Arabe e Tregtisë, Dhoma Italiane e Tregtisë, etj., etj., të cilat lindën si nevojë e përfaqësimit të biznesit, përfaqësim i munguar nga dhomat publike. Hapa janë hedhur edhe për krijimin e Konfederatës së Punëdhënësve të Shqipërisë, të quajtur "Biznesalbania", që ka strategjinë e përcaktuar në Bruksel nga "Bussines Europe". Tani Kryeministri Berisha mbetet të bëjë një hap tjetër: të heqë dorë nga administrimi publik, me ligj, i dhomave publike dhe nga vartësia e tyre nga ministri i Ekonomisë dhe t‘i hapë rrugë krijimit të bashkimeve të biznesit sipas sektorëve, interesave dhe shërbimeve që iu nevojiten. Ky vetërregullim do të sjellë zhdukjen e imazhit fals të përfaqësuesve të rremë të biznesit, një partneritet në rritje me qeverisjet, dinamizëm të forcës, kapaciteteve dhe aftësisë së sipërmarrjes dhe përfaqësim dinjitoz të kësaj armate të pazëvendësueshme. Tani është koha pikërisht për këtë!