“Pendohet” grabitësi i bankës, dëshmon krimin
TIRANE - Dëshmon me dyer të mbyllura në gjykatë, adoleshenti i arrestuar për grabitje banke një javë më parë në kryeqytet.
Edmir Shehi, 18-vjeçari banor i fshatit Yrshek në Tiranë, për rreth dy orë dha deklarime dje para gjyqtarit të gatshëm në Gjykatën e Tiranës. Ai mendohet se është penduar dhe se ka dhënë deklarime të vlefshme për akuzën. Deklarimet e të arrestuarit pritet të ndihmojnë zbardhjen e mekanizmit dhe zbulimin e autorëve të ngjarjes së rëndë. Dëshmia e tij ishte e treta, pasi më parë gjykata pyeti dy të bashkarrestuarit me të, Fatjon Karanxha dhe Luan Kuçi, të cilët e mohuan akuzën. Sipas përfaqësuesit të organit të akuzës, që kishte drejtuar hetimet paraprake, menjëherë pas grabitjes së bankës, efektivët e antikrimit të Komisariatit numër gjashtë të kryeqytetit kanë hedhur dyshime mbi përfshirjen e adoleshentit Shehi në këtë grabitje. Pas kësaj telefoni i tij është vënë në përgjim, ku në disa biseda të shpeshta me 22-vjeçarin Kuçi ai ka përmendur emrin "Fatjon". Kaq ka mjaftuar dhe policia ka vënë në përgjim edhe 22-vjeçarin Fatjon Karanxha, i njohur prej Kuçit dhe Shehit. Përgjimi i tyre ka vazhduar për katër ditë me radhë, dhe menjëherë pas lokalizimit të vendndodhjes të dy këta janë prangosur dhe janë dërguar në qeli, ku janë përgjuar sërish. Gjatë deklarimeve të dhëna në qeli asnjëri prej tyre nuk ka dhënë detaje për armët, mënyrën e krimit apo fshehjen e parave të vjedhura në bankë, që mendohet se janë 10 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë gjatë deklarimeve të dhëna në polici, pa praninë e mbrojtësit Shehi e ka pranuar fajësinë, por avokati i tij i zgjedhur nga familja pohoi se pranimi i fajësisë i është marrë atij nën dhunë. Të njëjtën gjë ai e pohoi edhe vetë dje në gjykatë. Ndërsa Fatjon Karanxha pohoi se policia, pasi kishte nxjerrë urdhrin e shoqërimit të tij, kishte shkuar ta kërkonte në banesë. Atë moment nuk ndodhej aty, pasi kishte shkuar të festonte në një nga pub-et e kryeqytetit ditëlindjen e një shoku. Policët e mbërritur në banesë kishin kontaktuar të atin e tij, të cilin e kishin pyetur për të birin, por ai u kishte thënë që nuk gjendej në banesë. Pas kësaj policët i kishin kërkuar t'i shoqëronin një nga dy djemtë e tjerë. Por pas kësaj kanë hasur në kundërshtinë e të atit të tij dhe janë tërhequr. Ditën tjetër në mëngjes Karanxha pohoi se u paraqit vetë në polici, ku dhe i komunikuan urdhrin e ndalimit. Prokurori i çështjes pohoi dje se asnjë prej të pandehurve të arrestuar nuk arrinte të shpjegonte me saktësi se ku ndodhej nga ora 12:00 deri në 14:00 të së premtes së kaluar, në momentin që u grabit banka në autostradë. Kjo, sipas tij, ishte një arsye për t'i lënë ata në qeli deri në përfundim të hetimeve. Por kjo masë u kundërshtua nga mbrojtësit dhe vetë të pandehurit, që kërkuan lirimin e menjëhershëm nga qelia. Por gjykata pasi dëgjoi pretendimet e palëve vendosi masën e sigurisë "burg pa afat" për ta. Pas seancën mbrojtësit pohuan se do e apelonin këtë vendim. fa.ma