“Kontrolluam familjet e zonës, viktima nuk është banor i Lushnjës”
LUSHNJE - Policia lokale po vazhdon kërkimet për identifikimin e kufomës së gjetur mëngjesin e së enjtes në vendin e quajtur "Tri Urat" në fshatin Grabian.
Në anët e rrugëve në Lushnjë janë vendosur shpallje me të dhënat e viktimës. Hetuesit kanë verifikuar në çdo familje të zonës përreth fshatit dhe pothuajse në të gjitha familjet e Lushnjës, por pa rezultat. Shefi i komisariatit të Lushnjës, Gazmend Noga, tha se asnjë nga personat e familjeve të verifikuara apo të kontaktuara nuk e ka njohur dhe nuk ka dëgjuar për humbje të ndonjë të afërmi. Kjo, sipas Nogës, e vështirëson edhe më tepër identifikimin e viktimës. Mësohet se i riu nuk mund të jetë banor i zonës përreth, pasi askush nuk konfirmon këtë gjë, ashtu si mundësinë që viktima të ketë ardhur diku si mik i familjes. Janë shoqëruar ndërkohë në ambientet e komisariatit edhe shumë përfaqësues të komunitetit, të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë parë diçka të dyshimtë ditën që mendohet të ketë ndodhur masakrimi i viktimës. Edhe pse ende nuk dihet arsyeja e vërtetë e hedhjes shkujdesur të trupit të viktimës, banorët e zonës flasin për këtë rast unikal në këto anë. "Jemi traumatizuar dhe nuk kemi vënë gjumë në sy. Vetëm për këtë flasim gjithë kohës. Ishte llahtar të shikoje një djalë të ri të sakatosur në atë mënyrë. Mendova njësoj si për veten time, për fëmijët e mi. Nuk e di ku e gjejnë kaq forcë për ta përballuar një krim të tillë. Duam të ndihmojmë familjarët që ta gjejnë, por nuk dimë se si. Ne vetë kemi shpërndarë njerëz të afërm dhe po kërkojmë. Të paktën të mund të gjejmë dikë që e njeh", shprehet me frikë një banor i komunës Grabian. Policia ndërkaq ka dyshime se familja e të riut mund të mos jetë në Shqipëri, ndërsa i masakruari të jetë emigrant i ardhur së fundi. Kjo pistë është hedhur për faktin se i paidentifikuari ishte veshur me rroba firmato si dhe nga të dhënat dukej se ishte njeri që jetonte mirë. ma.ra