Leterme, propozime konkrete bër zgjidhjen e krizës greke
Leterme e përshkroi Paktin e Bashkimit Evropian për Rritje dhe Stabilitet, si një zgjidhje provizore dhe jo afatgjatë, që duhet të rregullojë deficitet e buxhetit të vendeve anëtare. "Unë sugjeroj të hedhim një tjetër hap përpara dhe të themelojmë një ministri të përbashkët për financat, ose një agjenci që të merret me borxhin në Eurozonë", pohoi Leterme për “Finatial Times”, duke shpjeguar se ky organizëm mund të quhet "Agjencia Evropiane e Borxhit" (EDA).
Sipas kreyministrit belg, Leterme, EDA-ja do të administrojë problemet me borxhet e qeverive të Eurozonës dhe do të renditet pas Ministrive kombëtare të Financave. Dyshimet mbi aftësinë e Greqisë për të administruar borxhin e saj kanë shkaktuar shqetësime në tregjet e Eurozonës dhe investitorët mund të humbasin besimin te aftësitë e qeverive të tjera për menaxhimin e borxheve, ndërkohë që vendet e bllokut po përpiqen të kontrollojnë deficitin e buxheteve të tyre.