E Diel, 1 Nëntor 2026

Lohan: Rrezikohen fondet e BE

Rozeta Rapushi

Bashkimi Evropian paralajmeroi dje se nuk do te jape me fonde, nese ne Shqiperi nuk do te jene te qendrueshme vendet e punes, ne sektorin publik. Mesazhi i qarte, u dha dje nga ambasadori i Komisionit Evropian ne vendin tone, Helmut Lohan, gjate prezantimit te projektit prej 1 milion eurosh te financuar nga KE, per rritjen e kapaciteteve te administrates qendrore. Nepermjet ketij projekti, autoritetet shqiptare, ndihmohen qe te thithin ne menyre transparente fondet e BE-se. Por nese Shqiperia do te vazhdoje apo jo, te perfitoje fonde te tilla, kjo do te varet nga qendrueshmeria e nepunesve ne administrate. Paralajmerimi u dha per shkak te praktikes disa vjecare qe ndodh ne vendin tone, ku nepunesit ndryshojne sa here nderron edhe pushteti. Nese fenomene te tilla do te vazhdojne, tashme qe jemi dhe ne prag te zgjedhjeve parlamentare, Lohan beri te qarte se rrezikohet perfitimi i te ardhurave nga BE. "Te gjitha perpjekjet dhe fondet ne kete fushe, si edhe ne fusha te tjera ku Komisioni Evropian ndihmon, mund te shkojne dem shume lehte, nese nuk sigurohet qendrueshmeri ne sektorin publik, nese njerezit te te cilet ne investojme sot, nuk jane aty neser per ta bere ate investim dobiprures per Shqiperine", u shpreh Lohan. Ne kete kuader, ai inkurajoi te gjitha palet ne kete projekt, te gjitha palet ne procesin e integrimit te Shqiperise te bashkojne perpjekjet dhe te bejne pjesen e tyre per ta bere kete ndermarrje afatgjate, te suksesshme dhe te qendrueshme. Pasi theksoi se nga qendrueshmeria, varet vijueshmeria e fondeve te BE-se. "Stabiliteti i administrates, eshte kusht para hyrjes se Shqiperise ne BE", tha Lohan. Gjithashtu, do te zhvillohen aktivitete qe synojne te transferojne njohurite dhe praktikat me te mira te vendeve te tjera ne kete fushe. Ne menyre qe keto aktivitete t'i sherbejne qellimit te tyre, pra permiresimin e kapaciteteve administrative shqiptare per te menaxhuar ndihmen financiare te BE-se per shume vite ne vazhdim, qendrueshmeria e punesimit ne sektorin publik eshte thelbesore. Projekti "Pergatitja e Autoriteteve Shqiptare per Sistemin e Decentralizuar te Zbatimit te BE-se", ka marre tashme disa masa per ta permiresuar gjendjen. Keto do te udheheqin punen e eksperteve me autoritetet shqiptare drejt plotesimit te boshlleqeve ne kuadrin ligjor dhe institucional per menaxhimin e decentralizuar si edhe ne numrin, kualifikimet dhe profilet e personelit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›