E Diel, 1 Nëntor 2026

Letërnjoftimet elektronike, Dobjani: Probleme me procesin

Avokati i Popullit Ermir Dobjani ka kritikuar procesin e pajisjes me letërnjoftimet e reja elektronike. Sipas tij janë vetë qytetarët ata të cilët ankohen se nuk zbatohet afati dyjavor për ta marrë dokumentin dhe se ata vazhdojnë të sorrollaten për shkak të gabimeve në regjistrat e Gjendjes Civile. Avokati i Popullit Dobjani ka inspektuar sot 11 njësi bashkiake në Tiranë, duke hedhur një sërë kritikash në drejtim të kompanisë që merret me prodhimin e kartave "Sagem" se nuk ka gjetur asnjë zgjidhje për të sëmurët, invalidet apo të moshuarit"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›