Miratohet plani i përgjithshëm rregullues i Voskopojës
12/03/2009 Pritet ti hapet rrugë turizmit dhe ndërtimeve, do të parandalohen dhe abuzimet
Çdo ndërtim i ri me gurë dhe material druri, në përputhje me tiparet e zonës
KORÇE- Tashmë pas një mungese të gjatë kohore, fshati turistik i Voskopojës do të ketë planin e përgjithshëm rregullues, i cili përfshin 140 hektarë. Së fundi, ky plan ka marrë edhe miratimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit në Këshillin e qarkut Korçë. Hartimi i këtij plani erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes Institutit të Projektimit në Tiranë dhe komunës Voskopojë. Gjithçka më sipër është bërë e njohur nga burime pranë Këshillit të Qarkut Korçë, të cilat pohuan se përveç planit të përgjithshëm rregullues të Voskopojës u miratuan edhe plane të pjesshme për komunat Mollaj, Libonik, Bulgarec, Pirg, dhe Gorë, ndërsa do të vijohet edhe me komunat e tjera. Gjithsesi miratimi i planit të përgjithshëm rregullues për fshatin turistik të Voskopojës është vlerësuar si mjaft i rëndësishëm, pasi i hap rrugë zhvillimit të turizmit në këtë fshat, investimeve të bizneseve të ndërtimit, por edhe vetë komunitetit. Me miratimin e këtij plani do t’u ndërpritet rruga abuzimeve, shkatërrimit të vlerave monumentale, historike dhe kulturore që ekzistojnë në këtë zonë, do të marrin fund gjithashtu edhe ndërtimet e paligjshme, ndërsa çdo ndërtim i ri që bie ndesh me planin e përgjithshëm rregullues do të prishet. Gjithsesi me miratimin e këtij plani, fshati Voskopojë hyn në një fazë të re, ku të gjitha investimet do të jenë në përputhje me planin rregullues, por në të njëjtën kohë do të ekzistojë dhe mundësia e marrjes së lejeve të ndërtimit, të cilat deri më sot merreshin me mjaft vështirësi. Për rrjedhojë edhe të ardhurat nga bizneset, për llogari të komunës do të jenë shumë më të mëdha se deri më sot. Aktualisht është në përfundim e sipër zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që lidh Korçën me Voskopojën, por ndërkohë brenda këtij viti do të përfundojë edhe projekti i kanalizimeve dhe rikonstruksioni i rrugëve të brendshme. Që të gjitha këto do të nxisin edhe me tepër bizneset, pasi pengesë për ta nuk do të jenë më as mungesa e rrugëve dhe as kanalizimet, të cilat pengojnë ndërtimet e reja. Megjithatë, çdo ndërtim i ri duhet të jetë i ndërtuar me gurë dhe material druri, pasi kërkohet që gjithçka të jetë në përputhje me ndërtimet karakteristike të Voskopojës, me synimin që ky fshat të jetë sa më atraktiv për vizitorët dhe turistët. V. Hasani
SI VOSKOPOJA E VJETËR
Sipas burimeve pranë Këshillit të Qarkut Korçë, në hartimin e planit rregullues është patur parasysh gjithë Voskopoja e vjetër, duke iu referuar kufijve që nga viti 1330, kur banorët e saj hodhën themelet mbi këtë vend. Plani i përgjithshëm rregullues përfshin 140 hektarë, çka do të thotë se tashmë e në vijim investimet për zhvillimin e turizmit do të shënojnë një hap mjaft cilësor. Burimet e cituara më sipër theksuan gjithashtu se me miratimin e planit rregullues të Voskopojës do të ketë mjaft investime të reja, por gjithçka që do të investohet duhet t’u përgjigjet standardeve të kërkuara.