Nano: PS-ja, jo politika e sotme zyrtare

Ish lideri i Partisë Socialiste Fatos Nano në një prononcim për mediat ka thumbuar liderin e Partisë Socialiste Rama duke u shprehur se PS-ja nuk përfaqësohet nga politika e sotme zyrtare. Sipas tij kjo politike është e pakuptimtë jo vetëm për shqiptarët por edhe për për të majtët. Ndërsa pyetjes se nëse ai do të kandodonte sërish për deputet Nano u përgjigj se nuk ia ka bërë vetes këtë pyetje duke lënë të kuptohen shumë gjëra. Ndërsa për procesin e aplikimit për kartat e identiteti Nano u shpreh se procesi është i rregullt për një vend demokratik. Nano së bashku me bashkëshorten e tij kanë aplikuar sot në njësinë bashkiake numër dhjetë për kartat e identitetit