Zgjedhjet, kriza, përballja dhe reformat
Prof. Dr. Anastas ANGJELI
Futja e vendit tonë në një periudhë para elektorale, për zgjedhjet parlamentare të qershorit të këtij viti, debatet për sigurimin e infrastrukturës së saj, (saktësimi i regjistrit kombëtar të zgjedhjeve, pajisja e shtetasve me kartat e identitetit, mos lejimi i manipulimeve me to, etj.) për zhvillimin e zgjedhjeve të lira demokratike, transparente, sipas standardeve të kërkuara, mbeten garanci për vazhdimin e zhvillimeve demokratike dhe integruese të vendit tonë në strukturat euroatlantike.
Në këtë kuadër, hedhja në treg e programeve alternativave, vizioneve, kryerja e debateve apo realizimi i publikimeve të ndryshme për zhvillimet e ardhshme, nuk mund të shmangë gjithsesi çështjen më të rëndësishme, më të prekshme, më shumë me interes për thuajse gjithë popullsinë e vendit tonë, atë të zhvillimeve ekonomike e sociale, aktuale por sidomos për të ardhmen e vendit tonë. Aq sa mund të thuhet se nga trajtimi, alternativat dhe zgjidhjet për çështjet më të rëndësishme të këtij problemi do të varet, në një shkallë të konsiderueshme, edhe rezultati i këtyre zgjedhjeve.
Por ndërsa kriza financiare globale dhe recensioni ekonomik, tashmë kanë dhënë efektet e veta në ekonominë globale, në shumicën e vendeve të zhvilluara, pse jo dhe në vendet e rajonit tonë, në Shqipëri, në këtë periudhë prag-zgjedhjesh elektorale, sikur “të jemi pjesë e një planeti tjetër”, vazhdon një propagandë e shfrenuar, euforike, populisto-elektorale, e gjoja zhvillimeve të suksesshme e të papara ndonjëherë ekonomike, financiare e sociale, një propagandë e “bollëkut”. Pjesë e kësaj propagande janë bërë jo vetëm mazhoranca në pushtet, por edhe disa institucione “të pavarura”, ekonomike e financiare, të cilat herë me veprimet dhe deklarimet e tyre dhe herë me mosveprimet dhe heshtjen e tyre, janë shndërruar tashmë në “zëdhënës të bindur” dhe “altoparlante” manipulues, të realitetit ekonomik e social të vendit. Por realiteti flet ndryshe...
Kriza globale – Ku dhe si po ndikon në ekonominë tonë?
Ajo që është e rëndësishme në këtë çështje është fakti që tashmë, duket qartë për të gjithë se viti në të cilin sapo jemi futur do të karakterizohet nga një rënie e ritmeve të rritjes ekonomike (parashikimet e institucioneve të ndryshme janë të ndryshme, nga 3-4 % rritje, por kjo mund të jetë edhe me eulet). Kjo për shkak të faktit se “rrathët e krizës” financiare e ekonomike globale, tashmë kanë ndikuar dhe po ndikojnë në ekonominë reale të vendit tonë dhe te konsumatori. Fakti që tashmë kjo krizë ka tronditur jo vetëm ekonominë e SHBA dhe vendet e Evropës, por thuajse dhe gjithë ekonominë globale, nuk e përjashton ekonominë e vendit tonë dhe rajonin ku bëjmë pjesë. (Pavarësisht nga masa e ekspozimit të ekonomisë sonë, ajo është e lidhur dhe ndërvepron me ekonominë rajonale dhe evropiane, ku dhe synon të integrohet tërësisht. Aq më tepër që rënia ekonomike në vendet kryesore partnere ekonomike, tregtare dhe investuese të vendit tonë, Italia dhe Greqia do të shënojnë një prekje shumë të ndjeshme nga kjo krizë, një rritje ekonomike rreth 0 %, përkatësisht Italia 0,6 % dhe Greqia 0,3 %).
Ndikimi i kësaj krize është prezente, më i dukshëm, dhe do të vazhdojë, në ekonominë reale dhe tek konsumatorët(tek qytetarët dhe buxhetet familjare të tyre) dhe konkretisht në disa drejtime:
-Në drejtim të rënies së Investimeve të Huaja Direkte në ekonominë tonë(situatë krizë, klimë jo e përshtatshme, rënie besimi, mungesë likujditetesh, frenim dhe tkurrje të kreditimit nga bankat e huaja, etj)
-Në drejtim të pakësimit të të ardhurave nga emigracioni, të cilat zinin një peshë të konsiderueshme (dalja pa punë e emigrantët në vendet ku janë, pasi janë prekur nga kriza, Greqi, Itali etj)
-Në drejtim të pakësimit të eksporteve tona, sidomos në produkte minerale, etj.(Tremujorin e fundit të vitit të kaluar eksportet shqiptare shënuan rënie të dukshme).
-Në drejtim të rritjes së kostos së produkteve industriale dhe agro ushqimore të prodhuara në vend e që po bëhen të pa konkurrueshme në treg.
-Në drejtim të shfaqjes së mungesës së likuiditeteve, sidomos në marrëdhëniet reciproke të shlyerjes së detyrimeve me njëri-tjetrin (agjentët ekonomikë janë të lidhur përmes zinxhirit të borxheve dhe kanë filluar të punojnë me klering dhe të falimentojnë), veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe bizneset e lidhura me të (janë rreth 165 biznese të lidhura me sektorin e ndërtimit), në sektorin e karburanteve, në veçanti(raportet Armo-Albetrol dhe Armo me kompanitë e tjera të naftës) dhe të atij energjetik në përgjithësi,(edhe për shkak të anomalive të shkaktuara në konkurrencën në këtë treg), në tregtinë me pakicë, sidomos në atë të produkteve ushqimore dhe agroushqimore (markete dhe minimarketet mund të shkojnë drejt falimentimit-mbylljes së tyre, siç ka filluar në disa qytete të mëdha, Tiranë, Fier, Korçë, Elbasan, Shkodër etj)
-Në drejtim të rritjes së papunësisë dhe pasojave ekonomike, financiare e sociale, që sjell automatikisht ky fenomen)
-Në drejtim të mosrealizimit të ardhurave buxhetore, në veçanti, dhe të dobësimit të financave publike në përgjithësi me pasoja. Ndoshta në mungesë likuiditetesh, për përballimin, pse jo edhe të shpenzimeve më të domosdoshme të shtetit(paga, pensione, investime, etj)
-Më në fund, “i gjithë ky infektim i ekonomisë sonë nga kjo krisë globale”, konvergjon në një ndikim më të madh në pakësimin e buxheteve familjare të qytetarëve, dhe për rrjedhojë, në një ulje të ndjeshme të nivelit të jetesës së konsumatorit shqiptar, pse jo dhe të rritjes së varfërisë në rajone të ndryshme të vendit,(vitin e kaluar konsumi i konsumatorëve shqiptarë u ulë me më tepër se 25 % dhe këtë vit pritet të ulet më tej).
Përballja me krizën, masat dhe vazhdimi i reformave
Megjithëse duket se goditjes së parë “të tërmetit financiar e global” sistemi ynë bankar i ka rezistuar mirë (për shkak te politikave, kujdesit në menaxhim, mbikëqyrjes së vëmendshme nga Banka e Shqipërisë, shkallës së ulët të ekspozimit të këtij sektori ndaj tregjeve financiare globale, përfshirjes në “produktet e toksikuara” financiare në këto tregje, etj), vëmendja nuk duhet e hequr dhe “vigjelenca” duhet të jetë ende shumë e lartë.
Veç kësaj, për shkak se kjo krizë më tepër prek ekonominë reale dhe konsumatorin, padyshim që duhen marrë disa masa afat shkurtër dhe afat mesëm, duhet menduar për vazhdimin e disa reformave të rëndësishme, si dhe për vizionin dhe modelin ekonomik të zhvillimit të vendit që do të ndiqet në të ardhmen.
Në masat afat shkurtër e afat mesëm bëjnë pjesë:
- ato të sigurimit të stabilitetit makroekonomik dhe të qëndrueshmërisë ekonomike (megjithëse me ritme rritje në ulje);
- bërja publike, miratimi me konsensus dhe fillimi i zbatimit të “një plani shpëtimi” apo “ndërhyrjeje”, në mbështetje të sektorëve më të prekur të ekonomisë nga kjo krizë, i cili duhet të jetë i studiuar mirë dhe transparente;
- Menaxhimi efikas i financave publike gjatë këtij viti, përmes përdorimit jo populist dhe elektoral të tyre, duke rritur bashkëpunimin Qeveri (Ministri e Financave) me Bankën e Shqipërisë dhe Bankat e nivelit të dytë, për vazhdimin e zbatimit të një politike sa më të harmonizuar monetare e fiskale, sidomos për realizimin me sukses të ankandeve të bonove te thesarit, për sigurimin e burimeve monetare buxhetore të nevojshme e të mjaftueshme, për të shmangur çdo “frikë nga një krizë e mundshme likuiditeti”, që mund të ndodhë.
- Gjithashtu, për minimizimin e pasojave të krizës, politika monetare ka rolin e vet të rëndësishëm, sidomos, për momentin, politika e interesave. Por ajo që dua të theksoj unë për këtë çështje është fakti se: për shkak të kushteve të ekonomisë sonë, të masës së kreditimit të deri tanishëm të saj, por edhe të mos tkurrjes së mëtejshme të saj, të peshës specifike që tre monedhat kryesore të tregut tonë të brendshëm monetar dhe të përdorimit të tyre në kreditimin e ekonomisë, (EURO, USD, LEK), ulja e kujdesshme, e matur e nivelit të interesave në LEK, është e mundur dhe e dobishme,(duke mos ulur “vigjilencën”, kontrollin dhe mbikëqyrjen në sektorin tonë bankar bashkëkohor por e brishtë). Gjithsesi, një veprim i tillë, e i pranueshëm por i monitoruar mirë, për shkaqet e nënvizuara më sipër, për momentin do të ketë më tepër ndikim psikologjik (mos të harrojmë që krizat financiare shpesh shndërrohen në kriza besimi dhe psikologjike) se sa ekonomik e financiar.
- Në masat afatgjata, mendoj se bëjnë pjesë ato masa që janë të lidhura me strategjitë dhe vizionin, më saktë modelin që do të zgjidhet për zhvillimin ekonomik e social të vendit, sidomos nga qeveria e dalë nga pas zgjedhjet e qershorit të këtij viti.
Fjala është, cilët do të jenë sektorët priotarë të zhvillimit ekonomik te Shqipërisë në të ardhmen e tij të integruar në BE, çfarë roli do të luaj sektori agroushqimorë në ekonominë tonë dhe si do të ristrukturohet ai në funksion të këtij roli dhe të zhvillimeve globale të ekonomisë agroushqimore, si, sa, dhe kur do të dilet nga kriza energjetike dhe do të zhvillohet më tej ky sektor, ç’përmasa do të marrë zhvillimi i sektorit të turizmit dhe shërbimeve të tjera (transport, tranzit, shërbime tregtare, financiare, bankare e jobankare etj), sa e hapur dhe e integruar kjo ekonomi do të jetë në të ardhmen (e integruar në rajon dhe BE, zhvillimin e zonave dhe parqeve industriale, zonat e lira, kompanitë ofshor etj), rritjes së cilësisë, standardeve për prodhimet për eksporte, zhvillimin e arsimit, shëndetësisë etj.
Gjithashtu, është e rëndësishme të prezantohet një vizion i qartë për zhvillimin e reformave në përgjithësi, atyre ekonomike në veçanti, sidomos alternativat se si duhen zhvilluar e përfunduar me sukses disa reforma të rëndësishme si:
1-Reformën për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së pronës, marrëdhënieve të saj, e cila si themeli i ekonomisë së tregut, ende vazhdon të jetë një çështje problematike, shpesh frenuese, jo vetëm në lirinë e individit por edhe në ekonomi, investime, në çështje gjyqësore civile dhe administrative, etj.
2- Reformën e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Kjo është një nga reformat më të vështira, komplekse, që kërkon konsensus(dhe që nuk duhet identifikuar thjesht si një reformë e bërjes se tenderëve nga vetë spitale?!, as si një reformë thjesht e bërjes së kontratave midis shoqërive të sigurimit dhe institucioneve shëndetësore apo agjentëve të tjerë ekonomië?!, as si vendosje xhamash në dritare apo pastrim korridoresh në spitaleve?!- që të gjitha këto padyshim nevojiten, por që nuk përbëjnë aspak thelbin e kësaj reforme, etj. Kjo reformë kërkon qartësi dhe objektiva mbështetur në:
a- vizion e strategji të qartë, bashkëkohore, gërshetim dhe aplikim të përvojave me të mira me realitetin shqiptar,
b-kuadër ligjor të plotë, të diskutuar me transparencë me faktorët e interesit, me publikun, me sindikatat, e të miratuar me konsensus
c-Ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të akreditimit dhe licencimit të institucioneve të shërbimit mjekësor, etj.
d-Ngritjen, funksionimin e autoriteteve mbikëqyrëse, kontrolluese, monitoruese për bashkëpunimin e tregut jo bankar të sigurimeve me tregun e institucioneve të shërbimit shëndetësor.
e-Agende konkrete të hapave për vënien në zbatim të saj ,etj,
3- Reforma Territoriale në Shqipëri(që edhe kjo kërkon konsensus), me të cilën është lidhur funksionimi normal dhe real në mënyrë të decentralizuar, ekonomikisht e financiarisht i rajoneve dhe organeve lokale në vend.
4-Vazhdimi i ngritjes, por sidomos i funksionimit të institucioneve të tregut, për zhvillimin dhe funksionimin e ndershëm dhe konkurrues të tregut në vend, larg deformimeve të krijuara, sidomos këto kohë (konkurrenca e pandershme, krijimi i disa monopoleve etj),
5-Vazhdimin e zhvillimit të një ekonomie të hapur, konkuruese, bashkëpunuese me institucionet dhe tregjet ndërkombëtare, dhe integruese, si pjesë e filozofisë të zhvillimeve të sotme globale.
***
Natyrisht që zgjedhjet e lira demokratike (për të fituar shansin e humbur), përballja me efektet e krizës globale në ekonominë tonë dhe vazhdimi i reformave të zhvillimit dhe integrimit, mbeten trinomi i vitit 2009, shumë përcaktues ky, për të ardhmen e vendit.
Ish-Ministër i Financave dhe Ekonomisë