Konfindustria: Sektori i industrisë po përballet me pasojat e krizës
26/01/2009 Kostot bazë të prodhimit dhe shërbimeve janë rritur që në 6-mujorin e dytë
Sektori i industrisë në vend po përballet me vështirësi financiare. Niveli i shitjeve është ulur, kryesisht gjatë gjashtë muajve të dytë të vitit që lamë pas, duke sjellë edhe një ulje të prodhimit. Grupimi më i madh i këtij sektori, Konfindustria, vlerëson me shqetësim se pasojat e krizës financiare globale kanë filluar të ndihen në ekonominë e vendit. “Bazuar në të dhënat e industrive më të rëndësishme të vendit vlerësohet se pothuajse të gjithë sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve, që nuk janë pjesë e financimeve publike të garantuara, kanë dhënë shenja të qarta të problematikës në rritje. Vështirësitë kanë filluar të ndjehen në 6-mujorin e dytë të vitit 2008 dhe janë shprehur në dy forma kryesore. Fillimisht në uljen e nivelit të shitjeve, në vlerë dhe njësi, më pas në uljen e prodhimit, në vlerë dhe njësi”, - thekson Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i Konfindustrisë. Gjashtë janë sektorët më të prekur nga pasojat e krizës në 6 mujorin e dytë të vitit 2008. Sipas Konfindustrisë, industria e prodhimit të mineraleve, industria metalurgjike, industria e materialeve të ndërtimit, industria mekanike, industria e prodhimit të pijeve alkoolike/birrës si dhe industria e përpunimit të mishit kanë pësuar tronditje. “Ndërkohë vlerësohet se qëndrueshmëri dhe një rritje të lehtë ka pasur në nivelin e shitjeve industria e miellit dhe nënprodhimeve të tij”, - shprehet Buxhuku. Sipas Konfindustrisë, rreziku më i madh për industritë shqiptare të prodhimit dhe të shërbimeve paraqitet nga rritja e ndjeshme e konkurrencës të prodhimeve të vendeve të tjera në kushtet e luftës për tregje tashmë të varfëruara rajonale, evropiane dhe globale. “Konfindustria vëren me shqetësim se kostot bazë të prodhimeve dhe shërbimeve vendore janë në rritje, nëse do të krahasohen relativisht me kostot e ngjashme të vendeve konkurrente të rajonit. Sa më sipër vërehet sidomos në kushtet e uljes së thellë të çmimeve të lëndëve të para kryesore në tregjet ndërkombëtare të pasqyruara mjaft zbehtë në tregjet respektive shqiptare”, - thekson Buxhuku. Sipas tij, problem shqetësues janë edhe termat e kredidhënies relativisht mjaft të shtrenjta në tregun bankar shqiptar. Këtu shtohet edhe kahu rritës i shpejtë dhe mjaft shqetësues të “kredive të këqija” në portofolin e përgjithshëm të kredive të bankave të nivelit të dytë.
Propozimi
Pakësimi i kostove shtesë që rëndojnë në ekonominë shqiptare, politika fiskale dhe financiare për mirëdrejtimin e investimeve private dhe publike në sektorët eficentë të ekonomisë dhe përmirësimi i domosdoshëm i menaxhimit të sistemit bankar janë propozimet që sjell Konfindustria. “Në pamundësi objektive të shtetit për të ndërtuar paketa financiare të mjaftueshme për përballimin e pasojave të krizës globale, vëmendja duhet përqendruar në ndalimin e daljes jashtë në mënyrë të panevojshme të parave të shqiptarëve”, - tha Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm.