E Diel, 1 Nëntor 2026

Letërsi "Për hir të emrit, e kaluara konflikton të tashmen

Jhumpa Lahiri, fituese e çmimit Pulitzer vjen pranë lexuesit me një prej veprave më të suksesshme të  saj 
"Për hir të emrit është romani nga Jhumpa Lahiri, fituese e çmimit Pulitzer, i cili duket se ka tërhequr vëmendjen lexuesve. E ngarkuar emocionalisht dhe thellësisht e mprehtë Jhumpa na ofron pamje të përsosura të jetëve e karaktereve të personazheve të saj. Historia që gjendet në faqet e këtij romani ka bërë që ky botim të jetë ndër më të preferuarit, duke e renditur dhe shkrimtaren si një prej emrave më të lexuar të letërsisë së huaj. Shkrimtarja angleze Lahiri është cilësuar si një shkrimtare instiktive dhe dhurata që na ka bërë me këtë libër është dhe më simpatike. Romani Për hir të emrit është i shkruar me një elegancë, që jo shpeshherë e gjen tek shkrimtarët. Edhe gjatë rileximit të tij nuk mund ti shtosh apo ti heqësh asgjë më shumë këtij romani shumë tërheqës. Ndërkohë që nga kritika shkrimtarja angleze është vlerësuar si një romanciere e pakrahasueshme e rangut të parë. Një zë i fuqishëm dhe origjinal shkruan Star Tribune. Ngjarjet në roman vendosen rreth një familjeje indiane Ganguli. Fatin e mëtejshëm të kësaj familje, e cila emigron në SHBA, e vendos burri, profesor në një nga Universitetet më njohur të Bostonit. Jeta në mjedisin e ri dhe lindja e dy fëmijëve, por dhe mosmarrëveshjet mes brezave, sukseset që arrijnë në vendin që kanë vendosur të jetojnë por dhe vënia e një emri që i lidh me të kaluarën, krijojnë një konflikt me të tashmen. Mbi këto ide autorja Jhumpa Lahiri, fituese e çmimit Pulitzer, vjen me romanin e saj,i cili është konsideruar si një prej më të suksesshëm të shkruar nga ajo. Në libër ngjarjet fillojnë në vitin 1967. Është një dasmë e ujdisur, ku në qendër janë Ashoke dhe Ashima Ganguli. Çifti shkon të jetojë në Kambrixh, Masaçusets. Ashoke është inxhinier dhe ai përshtatet në mënyrë më të kujdesshme se e shoqja, e cila i reziston çdo gjëje amerikane dhe e merr malli shumë për familjen e saj. Në momentin kur lind djali i tyre, detyra për ti vënë atij një emër tradhton atë që atë kishin arritur, për të sjellë diçka të vjetër në një botë të re. Me emrin e një shkrimtari rus që ia kishin vënë prindërit e tij indianë për të kujtuar katastrofën e disa viteve më parë, Gogol Ganguli di vetëm që ai vuan nga barrën e trashëgimisë së tij ashtu si edhe për emrin e tij të çuditshëm dhe antik.....Romani, i cili gjendet në stendat e librarive është konsideruar nga Neë Yorksi një lulëzim i plotë i talentit të shkrimtares. Për hir të emrit i shkrimtares Jhumpa Lahiri fituese e çmimit Pulitzer në vitin 2000, është një prej librave më të shitur në shkallë ndërkombëtare, por edhe i vlerësuar nga kritika. Libri është botimi shtëpisë botuese Omsca-1 dhe është përkthyer nga Ledia Agolli.
 ****************************Të dhëna mbi shkrimtaren
Jhumpa Lahiri ka lindur më 1967 në Londër, Angli. Ajo është diplomuar në Kolegjin Barnard për letërsinë angleze, si dhe në Universitetin e Bostonit për krijimtarinë letrare, për studimet krahasuese në letërsi dhe studimet për Rilindjen. Jhumpa Lahiri ka dhënë leksione për krijimtarinë letrare në Universitetin e Bostonit. Libri i saj i parë me tregime Interpreter of Maladies ka fituar çmimin prestigjioz Pulitzer në vitin 2000. Ka marrë edhe shumë çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

Last Updated on Saturday, 07 March 2009 22:28

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›