E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamku: Falenderoj ata mësues, që nuk e lanë kombin të humbë identitetin e vet

Kryetarja e Komisionit të Edukimit në PS, Ledi Shamku me rastin e 7 Marsit falenderoi  kujtimin e gjithë atyre mësonjësve që nuk e lanë kombin të humbë identitetin e vet kulturor europian. Shamku falenderoi mësuesin Mark Skura për shkollën shqipe në Kurbin në 1632 e largët, arbëreshit Nilo Katalano për shkollën shqipe në Himarën tonë po në atë vit, u falemi nderit Motrave Qiriazi, Luigj Gurakuqit, Gjergj Fishtës, Anton Harapit, Ndrec Ndue Gjokës e Aleksandër Xhuvanit. Respekti ynë, u shpreh Shamku u shkon sot sërish atyre mësuesve të moshuar që nuk janë më në detyrë e që rininë e vet ja blatuan pa kursim përparimit breznor të shqiptarëve. Gjithashtu, këtë mirënjohje në këtë ditë festë e drejtoi edhe ndaj të gjithë mësuesve të Shqipërisë që i janë bindur pasionit për të qenë mësues, edhe pse politika e mbrapshtë arsimore e këtyre 18 vjetëve çnuk ka bërë që ky pasion të shuhej. Të dashur mësues, të nderuar garantë të përparimit tonë kombëtar, secili nga ju meriton sot mirënjohjen e çdo nxënësi që mori prej jush dritën e arsyes të gjithë së bashku meritoni të rifitoni dinjitetin që, po prapë të gjithë së bashku, ne dhe ju, do të nisim ta ringremë me durim pas 28 qershorit. Gëzuar pra, për shumë mot 7 marsin tonë frymëzues, uroi Shamku.  Ajo u shpreh se 7 marsi është dita që bashkon Shqipërinë me dritën! Mësuesit, ata që prej shekujsh e mbajnë ndezur këtë dritë, meritojnë sot ta dëgjojnë sa mirënjohje mban në zemër ky komb për ta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›