Letersia 400 maturante dyshohen te kene kopjuar

400 maturantë dyshohet se kanë kopjuar në provimin e maturës, atë të Letërsisë. Autoritetet e arsimit ende nuk kanë bërë transparente faktet se përse mendojnë se këta të rinj kanë kopjuar. Kjo ka qenë deklarata e përfaqësuesve të parlamentit rinor, të cilët kanë ngritur zërin e tyre në mbështetje të këtyre maturantëve. Ata kanë kërkuar që nëse faktet dëshmojnë se këta maturantë kanë kopjuar të merren masa edhe ndaj administratorëve.
“Të jetë një procedurë e veçantë ankimore vetëm për këta. Të penalizohen adminstratorët e provimeve. Shpesh bëhet thirrje që do të penalizohen nxënësit e mirë dhe të këqinj. S’ka faj nxënësi i mirë pse nuk e ruan dot tezën apo pse kopjon nxënësi i keq. Faji është vetëm i administratorit, pse nuk vë rregull në klasë. Shpresojmë që ministria të marrë masa moderne dhe bashkëkohore në të ardhmen për sistemin e maturës shtetërore”-thotë Rigels Xhemollari, përfaqësues i parlamentit rinor.
Këtë vit për herë të parë u hoq dhe e drejta për t’i dhënë provimet në sezonin e vjeshtës. Çka do të thotë se të gjithë ata maturantë, që nuk ia dolën dot në provimin e pare, atë të Letërsisë, rreth 1000, humbën të drejtën për të vazhduar, ndërkohë që këtij numri do t’i shtohet edhe ai i mbetësve në provimin e matematikës.
Edlira Sulejmani Azhornuar së fundi ( e enjte , 30 qershor 2011 )