E Diel, 1 Nëntor 2026

Letersia dhe Matematika, tani edhe lende me zgjedhje Luljeta Ndoka

Lenden e Letersise dhe te Matematikes do te mund t'i jepni nga dy here provim. Nje here, sepse me rregullore ato jane lende te detyruara per cdo shtetas shqiptar, dhe per here te dyte do te mund t'i jepni vetem nese e deshironi nje gje te tille. Kjo, sepse ne listen e lendeve me zgjedhje ekziston tashme edhe "Letersia e thelluar" dhe "matematika e thelluar". "Maturantet qe vertet e ndjejne se ne letersi jane shume mire, mund ta zgjedhin lenden "Letersi e thelluar", e cila permban dije mjaft me te avancuara se c'permban letersia normale. Nga ana tjeter, e njejta logjike ndiqet edhe per lenden "matematika e thelluar". Dhe, leverdia behet akoma me e madhe kur shikon se ato kane jo pak, por nga 5 kredite secila, nese zgjidhen nga maturantet", thone specialiste te Agjencise Kombetare te Provimeve, duke shpjeguar ne menyre te argumentuar se si duhet te veproje maturanti qe te kape sa me shume pike dhe te beje zgjedhjen e duhur. Ky numer eshte i larte po te kemi parasysh se gjithsej maturantet mund te zgjedhin lende qe duhet te kene 8 kredite e lart. Pra, sipas kesaj logjike, nese ju doni te konkurroni per nje lende shoqerore, per shembull Letersi ose Gazetari, atehere mund te zgjidhni "Letersine e thelluar", si dhe histori, dhe ne kete rast, mblidhni jo pak, por plot 10 kredite. Edhe sa i perket "Matematikes se thelluar", mund te ndiqet e njejta rruge. Keshtu, nese ju doni te konkurroni per Informatike, Inxhinieri apo per nje shkence tjeter ekzakte, mund te zgjidhni "Matematiken e thelluar", si dhe Fizike. Dhe, ne kete rast, me zgjedhjen tuaj keni mbledhur paraprakisht 9 kredite. Megjithate, gjithcka varet edhe sipas llojit te shkolles ku meson maturanti. Keshtu, me se shumti keshillat e lartpermendur vlejne per te gjitha shkollat e mesme, pasi per shkollat artistike, ekonomike etj., ndryshojne rregullat e lojes. Me shume kredite u vihen lendeve qe jane te profesionit. Keshtu, per shkollat artistike, kane shume kredite lendet Histori muzike, Harmoni dhe Histori arti, me plot 6 kredite secila. Ndersa ne shkollat profesionale, "Teoria profesionale" ka 8 kredite. Nga ana tjeter, edhe lenda "gjuhe e huaj e dyte" qe mund te jete secila nga gjuha angleze, italiane, franceze, gjermane ose spanjolle do te kene nga 6 kredite, duke u dhene nje dore te mire maturanteve qe te zgjedhin ndonjeren nga keto lende per ta dhene si provim me zgjedhje te Matures Shteterore. Megjithate, ne fund, kur te plotesojne formularin A2, maturantet duhet te kene parasysh te gjithe komponentet e Matures Shteterore, qe nga lloji i shkolles se mesme, koeficientet, pesha e notave me detyrim, qe ne fund te bejne zgjedhjen qe i con ata drejt fitores se deges se preferuar.

Maturantet, 90 kredite ne total

Gjate gjithe viteve te shkolles supozohet qe maturanti duhet te kete grumbulluar rreth 90 kredite ne total, per t'u drejtuar me pas dyerve te fakulteteve ku synojne te studiojne. "Ne diplomen e tij do te figurojne jo vetem notat, por edhe piket e kreditet, qe ka mbledhur secili nxenes. Maturanti duhet te fitoje minimalisht 90 kredite, per t'u konsideruar si kalues i matures dhe per t'u pajisur me diplome te posacme mature. Projektet kurrikulare, sherbimi komunitar dhe modulet profesionale kane kreditet e tyre, por nuk vleresohen me note", - thone burime nga MASH.

Lendet "e avancuara", me nivel te larte veshtiresie

Pervec lendeve te perbashketa te kurrikules berthame qe mesojne nxenesit ne shkollen e mesme, ata i mesojne ato edhe si te avancuara. Pikerisht keto lende te avancuara do te mund te zgjidhen nga maturantet pasi do te jene ne listen e lendeve me zgjedhje. Por, Ministria e Arsimit terheq vemendjen se kur behet fjale per shembull per Fizike te thelluar, testi nuk do te jete me me tre nivele veshtiresie, por do te jete me nje nivel te vetem qe do te jete me dije mjaft te avancuara. Madje, behet me dije se do te kete teste te posacme per keto kategori. Keshtu, ata qe zgjedhin nje lende me prapashtesen "e avancuar" do te vihen perballe pyetjeve relativisht te veshtira, ndaj duhet te maten mire para se t'i zgjedhin ato lende, pasi nese nuk jane te sigurt ne dijet e tyre, rrezikojne qe te humbasin pike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›