E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata, pro rastit të Guantanamos

Një gjykatë në SHBA për herë të parë e ka kundërshtuar klasifikimin si ushtar armik të të një të burgosuri që mbahet në burgun ushtarak amerikan në Gjirin Guantanamo në Kubë.

Huzaifa Parhat, mysliman kinez, u kap nga trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001.

Qeveria amerikane e akuzoi si pjesëtar të një grupi që kishte lidhje me Al-Qaeda-n.

Por tani z. Parhat mund të kërkojë lirim të menjëhershëm në një gjykatë rajonale amerikane.

Kjo pasi Gjykata e Lartë në SHBA muajin e kaluar mori një vendim që u jep të drejtë të huajve të burgosur në Gjirin Guantanamo të apelojnë mbajtjen e tyre në arrest në gjykata civile.

Çështje 'problematike'

Parhat është një nga disa ujgurët që mbahen të burgosur në bazën ushtarake amerikane në Gjirin Guantanamo në Kubë.

Rasti i tyre është shndërruar në një dhembjekoke diplomatike dhe ligjore për SHBA.

Autoritetet amerikane janë përpjekur të gjejnë një vend të gatshëm t'i pranojë ata dhe në të njëjtën kohë të mborjë vendimin e saj për t'i mbajtur në burg si luftëtarë armiq.

Tre ujgurë etnikë kinezë para mbi dy vjetësh, pasi u shpallën të pafajshëm nga një gjykatë në Amerikëm, u pranuan nga autoritetet në Shqipëri.

Avokatët e z. Parhat argumentuan se ujgurët etnikë si ai, shihnin qeverinë kineze, jo atë amerikane, si armike.

Aktivistët ujgurë kërkojnë autonomi nga Kina dhe në provincë ka shpërthime dhune sporadike.

Gjykatësit vendosën se Pentagoni tani duhet ta lirojë, ta transferojë ose të zhvillojë një gyjq të ri ushtarak për z. Parhat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›