E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letërsia ruse përmes kërcimit

E vetmja trupë e danc-teatrit në Shqipëri, dha mbrëmë një shfaqje në Ohër. Në kuadrin e Festivalit “Vera e Ohrit”, kompania e danc-teatrit, drejtuar nga koreografi Gjergj Prevazi, dha mbrëmë një shfaqje në Kishën Shën Sofisë. Një mbrëmje e veçantë, ku balerinët e “Albania Dance and Theatre Company”, nën koreografinë e Prevazit transmetuan përmes gjuhës së trupit dy vepra të letërsisë. Njëra nga performancat është frymëzuar nga një histori e shkurtër e shkruar nga Çehov dhe tjetra nga një roman i njohur i Suskin “Parfumi”. Trupa e danc-teatrot përbëhet nga Aledia Konday, Sueda Hoxha, Filomena Gargano, Milena Nurka, Elton Cefa. Kjo shfaqje ofrohet në skenën maqedone, pas koncerteve të sopranos Inva Mula, muzikantit Admir Doçi, etj. Këtë vit “Vera e Ohrit” zhvillon edicionin e tij të 48-të. Gjatë historisë së tij ky festival ka njohur pjesëmarrjen e emrave të njohur të muzikës e teatrit botëror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›