E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Letërsia shqipe e përkthyer”, temë e sivjetme e “Mitingut të Poezisë”



Manifestimi letrar “Mitingu i Poezisë”, do të mbahet në pjesën e parë të muajit maj. Kështu është bërë e ditur nga Këshilli Organizativ i këtij manifestimi kulturor, teksa barrën kryesore për organizmin e këtij viti është akorduar ta mbajë Komuna e Gjakovës, e cila edhe ka zotuar një shumë të mjeteve. Sipas kryetarit të Këshillit Organizativ. Engjëll Berisha, ndonëse nuk është përcaktuar data e saktë e mbajtjes së “Mitingu i Poezisë”, ajo që dihet tashmë është tema e mitingut të sivjetmë. “Teme kryesore e mitingut është “Letërsia shqipe e përkthyer”. Ne tashmë kemi nisur përgatitjet për organizimin e mitingut, në të cilin presim që këtë vit të vijnë shumë poet nga të gjitha trevat shqiptare. Ka mundësi të vijnë edhe poet nga Kroacia dhe Sllovenia”, ka thënë Berisha. Se “Mitingu i Poezisë”, këtë vit do të mbështetet nga Komuna e Gjakovës, ka konfirmuar edhe drejtori për Kulturë në këtë Komunë, Anton Shala. “Qeveria lokale ka vendosë që të mbështesë materialisht “Mitingun e Poezisë”, ka thënë ai. Për ndryshim prej viti të kaluar, mitingu i sivjetmë i poezisë do të organizohet nga klubi letrar lokal “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës. Vitin e kaluar Ministria e Kulturës organizimin ia kishte besuar Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Për këtë shkak pjesa më e madhe e poetëve gjakovar kishte bojkotuar manifestimin në shenjë pakënaqësie. “Mitingu i Poezisë”, ka zanafillën që nga vitit 1968, ndërsa në kuadër të tij janë paraparë disa aktivitete tradicionale.

“Ditët Kulturore të Romëve të Shqipërisë” sot në MTKRS
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Minoritetit Rom, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, do të organizojë sot në ambientet e MTKRS-se, “Ditët Kulturore të Romëve të Shqipërisë”. Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, përfaqësues te Trupit Diplomatik te akredituar në Tirane, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si edhe të shoqërisë civile. Aktiviteti do të konsistojë ne hapjen e një ekspozite, në të cilën do të ketë eksponate të ndryshme, objekte artizanati të këtij komuniteti etj. Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i angazhimeve te Këshillit te Ministrave për përfshirjen sociale dhe integrimin e minoritetit rom, si edhe promovimi i kontributit unik të këtij komuniteti në jetën kulturore shqiptare. Ky aktivitet do të shoqërohet edhe me performanca muzikore të luajtura nga muzikantë rom.

6 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›