E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikoll Lesi Te arrestohet Ilir Meta

TIRAN - Kryetari i Lidhjes Demokristiane Nikolle Lesi eshte i vetmi perfaqesues
i mazhorances qe ka kerkuar dje shkarkimin e Ilir Metes. Madje ai ka shkuar edhe me tej
duke kerkuar arrestimin e tij.


Edhe pse perfaqesues i nje partie te vogel dhe nje nga
personazhet e njohura per qendrime paksa radikale Lesi i ka kujtuar Berishes premtimet per qeverisje me duar te pastra.


Ai i ka kerkuar kryeministrit Berisha te beje ne menyre urgjente ndryshime ne qeveri duke shkarkuar disa ministra pasi ne radhet e
mazhorances ka emra intelektuale me te pergatitur se disa anetare te kabinetit.


Kerkoj ne cilesine e kreut te LDK-se nga kryeministri qe te beje ndryshime urgjente ne
qeveri para zgjedhjeve vendore duke larguar disa ministra - ka deklaruar Lesi.


Ikona e luftes kunder korrupsionit qe e kemi valevitur si mazhorance ne dy zgjedhje
ka rrezik te na thyhet nese nuk zbatojme edhe nje slogan qe paksa u be problematik ne
fushate por qe mbetet ne dy fjale investime dhe arrestime.


Qe do te thote pranga ne duart e cdo zyrtari te larte te implikuar ne korrupsion - ka pohuar Lesi. Ai ka deklaruar se ka edhe tre emra te tjere te ministrave te implikuar ne korrupsion ndaj ka kerkuar mbledhjen e menjehershme te krereve te partive te koalicionit per ti treguar ato.


Kam tre emra ministrash qe duhen larguar sa me pare nga qeverisja. Nese tryeza nuk
mblidhet une do te rishoh pozicionin tim ne qeveri - ka shtuar Lesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›