Letra anonime në Ministri: Në burgje po na vjedhin paratë
Zhduken lekët e të burgosurve. Skandali është bërë sërish prezent pas disa letrave, që kanë dërguar në SHKB-në e Ministrisë së Drejtësisë disa të dënuar, me qëndrim në disa prej burgjeve të vendit.
Fatos Mahmutaj
Rasti më i fundit janë disa letra nga burgu i Rrogozhinës dhe Shën-Kollit. Pas këtyre denoncimeve inspektorët kanë mbërritur në këto institucione për të verifikuar dhe ka rezultuar se, ankesat e të burgosurve ishin të drejta dhe tashmë ka nisur një hetim për këtë çështje. Aktualisht është e pamundur të zbardhet çështja pasi ekzistojnë mjaft mënyra, me të cilat të burgosurit e punësuar si arkëtarë të parave të të dënuarve kanë përfituar nga llogaritë e bashkëvuajtësve. Burime nga SHKB e Burgjeve pohojnë se, ekzistojnë disa mënyra me të cilat vidhen paratë e të burgosurve. Njëra prej tyre, ajo më e rëndomta është kalimi i parave të të burgosurit që kërkon të blejë diçka në llogarinë e të dënuarit që bën rolin e arkëtarit të burgut ose në atë të shitësit të institucionit dhe më pas malli i porositur nuk mbërrin te ai. Një tjetër mënyrë për vjedhjen e parave të të burgosurve është ngritja në mënyrë artificiale e çmimit të sendeve të porositura nga qelia. Gjatë kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se në mjaft raste të burgosurve u janë shitur mallra me çmime disa herë më të larta se tregu. Gjithashtu, nga kontrollet ka rezultuar se një pjesë e parave të të burgosurve nuk është gjetur nëpër arkat që administrohen nga të arkëtarët e dënuar. Të gjendur përballë këtyre fakteve punonjësit e administratës së institucioneve të vuajtjes së dënimit e kanë të pamundur të ndërhyjnë pasi ligjet e ndalojnë një veprim të tillë. Në mënyrë që të mos shkelet e drejta e të dënuarve për administrimin e parave që u arkëtojnë familjarët dhe të afërmit, ligjet parashikojnë që këto shuma të administrohen nga arkëtarët e burgut, duke përjashtuar në mënyrë kategorike ndërhyrjen e punonjësve të administratës. Përfundimi i hetimeve për këtë çështje pritet të dërgojë në prokurori të dënuarit që punojnë si arkëtarë të parave të burgosurve, të cilët nëse gjenden fajtorë mund të marrin një dënim tjetër. Burime nga burgjet pohojë se skandali i abuzimit me paratë e të dënuarve është bërë publik që nga viti 2000, ndërsa nuk është marrë asnjë masë ndaj të burgosurve arkëtarë.