Letra e BE-së: Izraeli të lejojë ndihmat për në Gaza
Jeruzalem - Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj pengesës së Izraelit për kalimin e ndihmave në Rripin e Gazës. BE në letër shprehte "shqetësimin për situatën aktuale humanitare në Rripin e Gazës dhe për pengesat që po hasen në futjen e furnizimeve dhe shpërndarjen e ndihmave". "Ndihma për popullin që ndodhet në gjendje të mjerueshme në Rripin e Gazës dhe mbështetja e Autoritetit Palestinez në përpjekjet për t'i ardhur në ndihmë shtetasve palestinezë janë përparësitë tona dhe me sa kemi dijeni edhe tuajat", shkruanin liderët e BE-së, ku i referoheshin Autoritetit Palestinez të presidentit Mahmoud Abbas që ka mbështetjen e Perëndimit.