Polonia tërhiqet nga disa misionet ushtarake
Varshavë - Polonia planifikon t'i japë fund misioneve ushtarake në Liban, Golan dhe në Çad, si pjesë e uljes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes. Qeveria polake njofton se misionet e saj në Kosovë, Afganistan dhe Bosnjë nuk do të preken. Ulja e buxhetit në këtë fushë ka qenë një hap i detyruar nga kriza ekonomike.