Projekti për rindërtimin e Gazës
Gaza - Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas paraqiti sot një program për rindërtimin e Gazës me një vlerë prej 600 milionë dollarësh, pjesa më e madhe e të cilit do të financohet nga donatorët e huaj. Kryeministri Salam Fayyad, i cili drejton qeverinë e Abbasit, deklaroi se projekti mund të mbulojë të gjitha shtëpitë e shkatërruara apo të dëmtuara gjatë një ofensive 22-ditore të ushtrisë izraelite. "Vlera e projektit është 600 milionë dollarë. Pjesa më e madhe e parave do të vijnë nga donatorët", deklaroi Fayyad, duke shtuar se hollësitë do të jepen në ditët e ardhshme.
Rripi i Gazës qeveriset nga grupi islamik Hamas, i cili mori kontrollin e territorit nga forcat besnike ndaj Abbasit në vitin 2007. Egjipti do të zhvillojë më 2 mars një konferencë ndërkombëtare në koordinim me Autoritetin Palestinez të Abbas-it lidhur me rindërtimin e Gazës, kostoja e dëmeve e të cilës është vlerësuar 2 miliard dollarë. Arabia Saudite ka deklaruar se do të dhurojë 1 miliard dollarë.