E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strasburgu rrëzon kërkesën e Edi Ramës, pranohen kredencialet e delegacionti të Parlamentit shqiptar

Strategjia për turpërimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës nuk ka funksionuar. Sipas njoftimeve te fundit, Komiteti i Rregullores ka shkrirë kredencialet e Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të KE-së. Lajmi është konfirmuar për mediat nga anëtarja e delegacionit shqiptar në këtë organizëm, Mesila Doda, por edhe nga deputetja Lajla Përnaska, sipas të cilave tashmë në Këshillin e Evropës gjithçka është në rregull për Shqipërinë. “Në unanimitet të plotë komisioni mbështeti kredençialet e Shqipërisë. Kjo ishte procedurë rutinë e komisionit . Ajo çka dua të përcjell opinionit publik është se dështoi edhe një herë tentativa e turpshme e Edi Ramës për të përjashtur Shqipirinë. Rama nuk ka shans të cenojë integrimin e Shqipërisë”, u shpreh deputetja e Partisë Demokratike Lajla Pernaska. Edhe deputetja Mesila Doda ka sqaruar me detaje sesi për shkrirjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar u mor një vendim unanim nga Komiteti i Rregullores, madje pro saj votoi edhe Andreas Gross, kreu i grupit socialist në Asamblenë Parlamentare të KE-së, në një kohë kur ka qenë vetë ai i cili kërkoi ngrirjen e kredencialeve të vendit tonë. Vetëm dy ditë para publikimit të raportit të këtij institucioni për Shqipërinë, Këshilli i Evropës ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të lartpërmendur duke i njohur delegacionit të vendit tonë sërish të drejtën e votës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›