E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra e Tadiqit “ngrin” njohjen e Kosovës

Beograd, 13 gusht – Emisarët e kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, janë duke dërguar mesazhe në 55 vende. Sipas medieve serbe, aksioni diplomatik tashmë ka dhënë rezultatet e para. B92 raporton se të dërguarit e kryetarit serb kanë dorëzuar mesazhin e tij tashmë në shumicën prej 55 vendeve të parapara, të cilat janë nën presion të madh që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Kjo shuttle diplomaci tash për tash ka dhënë rezultat, ngase që nga shpallja e Mendimit të GJND-së, nuk është rritur numri i vendeve që kanë njohur Kosovën, edhe pse në ditët pas vendimit, është paralajmëruar “cunami” i vërtetë i njohjeve.

Letra, në të cilën shpjegohet qëndrimi i Beogradit pas GJND-së, përmban edhe thirrjen që të mos ndryshojnë qëndrimin e tyre të deritashëm për Kosovën.

Mesazhet janë adresuar pos në 5 vendet anëtare të BE-së (Sllovaki, Rumani, Spanjë, Greqi dhe Qipro) dhe në shtetet e Karaibeve, vendet e Amerikës Qendrore, një pjesë të bllokut të Painkuadruarve, dhe të vendeve të ish-kolonive franceze dhe britanike, të cilave fuqitë e mëdha po i sugjerojnë që ta njohin shtetësinë e Kosovës.

Në rolin e emisarëve janë ambasadorët, diplomatë serbë të karrierës dhe ndihmësministra, por emrat e tyre për shkaqe diplomatike nuk zbulohen, raporton B92.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›