Sulmohen brutalisht dy punonjës të KEK-ut në Mamushë

Prishtinë, 12 gusht - Pas ndërmjetësimit të Kryetarit të komunës dhe kryetarit të asamblesë së Mamushës dhe përfaqësuesve të komunitetit për mënyrën e rregullimit
të shërbimeve të KEK-ut ndaj konsumatorëve të kësaj zone, punonjësit e KEK-ut kanë dalë në terren. Por, konsumatorët për dy ditë rresht kanë penguar punën dhe vetëm pas ofrimit të mbështetjes së policisë, është arritur të bëhet shkyçja nga rrjeti elektrik i borxhlinjve. Gjatë kryerjes së shkyçjeve, te trafoja që furnizon 120 konsumatorë në
lagjen Mazreku të Mamushës, të cilët i kanë borxh KEK-ut mbi 300 000 euro, dy punonjës të KEK-ut janë sulmuar fizikisht dhe kanë marrë lëndime të rënda. Sipas komunikatës së KEK-ut, ata ndodhen në spital, ndërsa njoftohet edhe për demolimin e një veture zyrtare, dhe për një automjet tjetër të bllokuar në vendngjarje.
Nisur nga kjo, KEK-u kërkon dënim të ashpër dhe të menjëhershëm nga organet kompetente.
Njëkohësisht, Korporata Energjetike e Kosovës shpreh vendosmërinë për vijimin e punës në shkyçjen e borxhlinjve të këtij rajoni dhe se për ofrimin e shërbimeve të saj vetëm konsumatorëve të cilët i kryejnë me rregull obligimet e tyre ndaj KEK-ut.