Silvio Bonfigli, shef i ri i për drejtësi në EULEX

Prishtinë, 12 gusht - Silvio Bonfigli (në foto i pari nga e djathta) nga Italia është emëruar shef i Komponentit për drejtësi të EULEX-it. Ai u bë prokuror publik në vitin 1992 dhe me vete sjell një përvojë shumëvjeçare si ekspert anti-korrupsion. Para ardhjes së tij në EULEX, ai ka punuar edhe si ekspert ligjor në Shërbimin Anti-korrupsion dhe për Transparencë në Itali.
Në vitin 2009 ai e kryesoi grupin e ekspertëve anti-korrupsion gjatë kryesimit të Italisë me G-8. Ai gjithashtu ishte anëtar i delegacionit italian në kuadër të grupit të shteteve anti-korrupsion të Këshillit të Evropës (GRECO), Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit (UNCAC) dhe të grupit punues kundër mitos në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Në vjeshtë të vitit 2009 ai, po ashtu, mori pjesë në projektin e Komisionit Evropian në përkrahje të institucioneve anti-korrupsion të Kosovës.
Prej vitit 2003-2007, Bonfigli ka punuar si ekspert ligjor për anti-korrupsion për OECD-në. Ka punuar edhe për Komisionin Evropian (KE) si ekspert për luftimin e korrupsionit, mashtrimit dhe terrorizmit dhe ka marrë pjesë në misionet e KE-së në Republikën çeke, Hungari, Slloveni, Bullgari, IRJM dhe Sllovaki, transmeton agjencia KosovaLive.
Prej vitit 2002-2003 ai punoi për Zyrën e përfaqësuesit të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinë si anëtar ndërkombëtar i këshillave të larta gjyqësore dhe prokuroriale të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Prej vitit 1999-2001 ai ishte këshilltar i rregullt i komisionit parlamentar për anti-terrorizëm në Itali, njofton një informatë për media nga EULEX-i.