E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas vdekjes së minatorit, grevistët ndërpresin grevën

Stantërg, 12 gusht - Rreth 30 minatorë të minierës së Stantërgut që kishin hyrë që nga e mërkura në grevë për shkak të pakënaqësisë për kushtet e punës dhe pagat e tyre, e kanë ndërprerë grevën të enjten rreth orës 12, pasi që kanë dëgjuar për vdekjen aksidentale në horizontin X të Minierës së Stantërgut të minatorit Bedri Peci.
Lidhur me grevën zëdhënësi i “Trepçës”, Bislim Muçaj, kishte theksuar se në grevë të mërkurën janë futur rreth 13 minatorë të cilat kanë pasuar kërkesa të papranueshme për menaxhmentin. Sipas tij, grevistët kanë kërkuar rritjen e pagës për 25 %, ndërkohë që miniera vitin e shkuar ua ka rritur pagat për 50 % dhe paga mesatare e një të punësuari në minierën “Trepça” është 500 euro. Kërkesa tjetër ka qenë miratimi i Ligjit të punës e që është në procedurë e sipër, formimi i komisionit të disiplinës e që këtë komision “Trepça” ka kohë që e ka si dhe dhënia e pagës së 13. “Paga e 13 jepet nga disa ndërmarrje që kanë fitime të mëdha vjetore, ndërsa në rastin e minierës “Trepça”, kur ende marrin disa subvencione nga shteti, kjo është e pa munduar”, ka thënë Muçaj. Ai ka shtuar se greva është ndërprerë të enjten rreth mesditës pas bisedës së menaxhmentit me grevistë. Ndërsa në vërejtjen e kësaj gazete në mos vdekja e minatorit ka ndikuar tek koleget e tij për të ndërprerë grevën, zëdhënësi nuk e ka përjashtuar këtë mundësi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›