Blater-klubeve: “Lërini futbollistët të shkojnë ku të duan”
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka akuzuar skuadrën e Mançester Junajtid në lidhje me largimin e mesfushorit Kristiano Ronaldo, duke thënë se ata janë duke përdorur “skllavërinë moderne”. Transferimi i mesfushorit portugez është shndërruar në një nga “telenovelat” më të lodhshme të merkatos së verës, ndonëse ai kërkohet me ngulm nga Real Madridi, por “djajtë e kuq” nuk i japin dritën jeshile për t u larguar. “Mbretërorët” dhe konkretisht presidenti i kësaj skuadre, Ramon Kalderon, kërkon me ngulm mesfushorin më të mirë në botë, ndërkohë që edhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t u transferuar në Spanjë. Por një problem i madh mbetet qëndrmi negativ i drejtuesve të Mançester Junajtid, të cilët nuk dëshirojnë të humbasin një nga yjet e skuadrës së tyre duke e detyruar atë të qëndrojë pa vullnetin e tij. “Djajtë e kuq” janë të vendosur të mbajnë lojtarin 23-vjeçar duke refuzuar një ofertë prej 85 milionë eurosh nga Real Madridi për golashënuesin më të mirë të Premier Leagues sezonin e kaluar. Për këtë çështje Blater mendon se “djajtë e kuq” po keqtrajtojnë këtë çështje, duke thënë se asnjë skuadër nuk ka të drejtë të mbajë me forcë një lojtar, i cili kërkon të largohet prej saj. “Në futbollin e sotshëm ekziston një formë e theksuar e skllavërisë moderne ”, - shprehet presidenti i FIFA-s për “Sky Sports”. “Unë kam qenë gjithnjë partizan për mbrojtjen e lojtarëve. Nëse Kristiano Ronaldo dëshiron të largohet, atëherë lëreni të lirë. Nëse Ronaldo qëndron në një skuadër në të cilën ai nuk ndihet rehat për të luajtur futboll, atëherë nuk është mirë për të që të qëndrojë në atë skuadër. Ajo për të cilën luftojmë ne është gjithnjë mbrojtja e lojtarëve. Për këtë arsye, nëse ai dëshiron të luajë diku tjetër, atëherë duhet gjetur një zgjidhje patjetër midis dy palëve”, - përfundon numri një i futbollit.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008