Letra e ushtarakëve: Struktura Imami 3 antikushtetuese dhe anti- NATO
Të nderuar zotërinj,
Jemi ushtarakë të forcave tokësore, detare dhe ajrore që po drejtohemi ju nëpërmjet medias, sepse kjo ka ngelur e vetmja mënyre dhe i vetmi tempull, ku mund të rrëfehesh, të lutesh e të përpiqesh për të drejtën. Ndaj edhe shpresojmë që nëpërmjet publikimit të kësaj letre të hapur, ju drejtuesit më të lartë, por edhe publiku i gjerë të keni mundësinë, të shihni të vërtetën në sy. Cdo formë tjetër, e reagimit ndaj sulmit të paprecedentë të Imamit kundër FA, do të kish atë fat dhe pamje që të gjithë njohin, lirime, shkarkime dhe lëvizje.
Ngjarja skandaloze me pasojë shkeljen e kushtetutës është vetëm një pjesë e ajsbergut të aktivitetit të kundraligjshëm e abuziv të titullarve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Sado të përpiqet zoti Imami, që ta përcjell atë ndryshe, faktet janë aq kokëforte, sa nuk do të arrijë ti mbulojë nëpërmjet intervistave të tij butaforike.
Na vjen keq, që edhe këtë radhë, presidenti, komisioni parlamentar i sigurisë dhe i mbrojtjes nuk mundën të shkonin më larg sa aq sa dëshiroi ti dërgonte zoti Imami dhe jo aty ku në fakt qendron problemi.
Nuk është thjesht një lapsus, por rrjedhojë e magallomanisë që e karakterizon, z. ministër, që për të mbuluar bëmat e tij, i sulet kujtëdo që i del atij përpara në rrugën e vjedhjeve dhe të abuzimeve, dhe pa pikën e turpit të deklarojë që ushtarakët janë kundër reformës… (intervista e datës 6 prill 2012). Në kët pikë ai ka të drejtë, sepse përvec nëndetses 105 dhe revolucionit të 97, ai nuk i njeh Forcat e Armatosura, dhe atë pamje që ka krijuar i ka ardhur kryesishtë nëprmjet gjeneralëve të tij që i tregojnë këtij kapedani vetëm atë që ai kërkon të shoh. Ai ka të drejtë që të thotë se ushtarakët janë kundër reformës pasi me reformë ai kupton vetëm qellimet e veta, që nuk është vështirë ti vlerësosh nga më skandalozet dhe të denja vetëm për tituj skandaloz.
Nuk është e vështirë që të provosh se deklarimet që ministri i mbrojtjes zoti Imami, ka shprehur për ushtarakët, jo vetëm nëpërmjet intervistave të këtyre ditëve , por edhe më parë janë qendrime të pasakta, ofenduese dhe me pasoja, si rezultat i mëndjemadhësisë dhe megallomanisë së këtij drejtuesi.
Për ne ushtarakët është mjaft e qartë se nervoziteti i z.Imami, nuk ka lidhje aspak për cfarë ai përpiqet të shprehë në lidhje me reformën, pasi ai nuk asnjë ide të qartë për të, por as me natyrën megallomane të tij, tashmë të provuar edhe publikisht, por më tepër me nervozitetin e tij, kur nuk arrin të rrëmbejë ato që sot konsiderohen asete të FA, përpara se të lerë postin e tij. Trusnia, që i ka dhënë edhe media, nëpërmjet idesë së largimit të tij nga posti ministror, nga casti në cast, e ka bërë këtë ministër dhe ata pranë tij, që të hardallosen për të realizuar objektivat personalë, nën emrin e të ashtuquajturës reformë.
Bëmat e ministrit Imami, për kohën e qendrimit në strukturë janë të panumërta, ndaj po përmendim vetëm tre prej tyre: struktura e re Imami-3, politika e personelit dhe politika e arsimimit që janë pamja më e zymtë e reformës së re të z. Imami.
Reforma e re është as më shumë e as më pak, por dalldia e re për prona, dhe tashmë zoti Imami, po e sjell në formën e një palo- strukture të re, ose sic njihet tashmë Imami-3. Për të kuptuar që Imami -3 është forma e fundit dhe më e shëmtuar, që ky ministër mbrojtje, po i vesh reformës së tij dhe kundërshtimit të ushtarakëve le të marrë mundimin që ky ministër dhe ogici i tij, tashmë shefi i shtabit të shpjegojnë:
A është ligjore e gjithë procedura që u ndoq për të arritur te Imami-3 ? Përse për këtë strukturë u punua në mënyrë ilegale, duke e mbajtur të fshehur edhe nga shefi i Shtabit i asaj kohe, Gjeneral Malaj dhe Komandatët e Forcave? Përse struktura Imami-3 jo besua vetëm nga një klani të bindur, dhe jo strukturave legale që ngarkohen me kushtetutë për strukturat. Përse z. Imami ja besoi këtë krijesë vetëm Gjeneral Lleshi, dhe një grupi që kishin të përbashkët vetëm qendrimin katolik? Nuk e dime se sa ligjore dhe llogjike duhet te jete qe ky grup, pa asnje detar, pa asnje perfaqesues nga forcat ajrore, pa asnje ekspert nga institucionet akademike te pergatisin struktura moderne per te gjitha llojet e mesiperme te strukturave te FA. Vetem per nje drejtim ky grup u tregua ekspert, te pergatisnin strukture sipas oreksit te z.Imami dhe me vone te z. Gjunkshi
A është ligjor fakti që për gati 11 muaj, nuk pati një urdhër për strukturën e re Imami-3? A duhej një urdhër për grupin e punës që do të punonte për strukturën që të përcaktonte konceptin, misionin, idenë, qellimin dhe objektivat? Përse pasi u caktua lista e objekteve që do të liroheshin(kupto rrëmbeheshin) u paraqit e ashtuquajtura strukturë. Tashmë është, më se e provuar dhe e dukshme si drita e diellit që kjo është forma e vetme e punës, që di të përdorë ky minstër në kuadrin e uzurpimit dhe abuzimit me të gjitha kompetencat. A mjafton kjo për të përcaktuar se kush është në të vërtetë anti-reformë: ushtarakët që kundërshtojnë këtë lloj procedure apo vetë ky ministër?
A është anti-ligjor fakti, që hartuesit e strukturës së re u kujtuan për bazën ligjore vetëm, kur ata kuptuan që miratimi i saj nuk ishte komptencë e tyre, por e Komandantit të Përgjithshëm. Kushedi sa do të kenë djersitur juristët e ministrit dhe shefit të shtabit, për ti gjetur një mbulesë kësaj shëmtire që do të pagëzonin me emrin strukturë e re.
Cili është autoriteti që ka të drejtën për inicimin e ndryshimeve, apo për strukturat e reja? Zoti Imami e z. Gjunkshi e dinë shumë mirë, që ishte antiligjore që ministri i mbrojtjes të rrëmbente kompetencat e komandantëve të forcave dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe, por Imami dhe Gjunkshi e dinë po aq mirë, se kjo ishte rruga e vetme për të arritur te objektivat e tyre të Imamit-3. Në këtë veprim më se anti-ligjor, anti-kushtetues, duhet të kërkohen edhe shkaqet e vërteta të nxitimit për të lëruar nga detyra e mos rinovimit të mandatit të shefit të shtabit të përgjithshëm, Gjeneral Malaj dhe gjeneralëve të tjerë, që po bëheshin pengesë për plackitjen e madhe që po synonin të realizonte z. Imami me beniaminet e vet. Tek gatishmëria e shefit të ri të shtabit Gjunkshit, provuar edhe më parë, për tju bindur qorrazi eprorëve të vet, duhet parë edhe katapultimi i tij për në atë pozicion. A nuk duket si pikë uji, përpara këtyre veprimeve, shkelja kushtetuese për emërimin e kapiten Kreshpani si komandant i forcave detare.
Shihni sa në nxitim janë Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm kur deklarojnë me mburrje se janë në procesin e përgatitjes së dokumentave strategjik të sigurisë dhe të mbrojtjes si gurë themeli për FA. Nëse kjo është e vërtetë, a është hartimi dhe miratimi i Imami -3, anti-ligjore dhe anti-llogjikë, që të sajohet ajo, përpara përfundimit të këtyre dokumentave? Cdo strukturë e re ngrihet mbi bazën dokumentave strategjikë ashtu sic