E Diel, 1 Nëntor 2026

"Letra për leximin ishte si një përqafim për ne që dashurojmë librin"

Më bëri shumë për vete letra e asaj studentes vlonjate për dashurinë ndaj leximit. M'u kujtuan vitet '90-të kur në gazetën "Drita" publikoheshin librat e rinj. Vraponim menjëherë në librari për të prenotuar sepse mbaronin. Kjo ndodhte në Vlorë me një grup shokësh të marrosur pas librave. Kur vij në verë në Vlorë, e kam ruajtur ende këtë zakon dhe bredh librarive.

Këtu në emigrim, kur jam ditë pushimi, kërkoj nëpër pika librash, materiale për historinë e lashtë e të sotmen, e gëzohem sidomos kur gjej diçka për Shqipërinë.

Dikur, bisedova me një drejtuese të Muzeut të Vlorës për t'i dhuruar ndonjë libër e dokumente historike për Vlorën. Më thane se sa duhet të paguajnë. Iu rri mendja të leku...! Në fakt, iu përgjigja se për Vlorën nuk ka pazare dhe çmime, ndaj librat do t'ia dhuroja. Letërshkrueses Elida i uroj studime të mbara. Faleminderit "Shekulli" për këtë mundësi komunikimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›