Vriten dy, policia s'beson versionin e dëshmitarit
Policia e Shkodrës po heton lidhur me vrasjen e dyfishte qe ka ndodhur mbreme vone ne fshatin Bratosh te Malësisë se Madhe. Burimet nga policia bene te ditur se gjate marrjes ne pyetje te te plagosurit ne këtë ngjarje Ardian Narkaj, ai ka deklaruar se dy viktimat qe mbeten te vrare 28 vjeçari Ton Ulaj dhe 24 vjeçari Gjergj Shotja kane shkëmbyer zjarr me njeri tjetrin. Megjithatë kjo piste mbetet ende e dyshimte për policinë, pasi ne vendin e ngjarjes ekspertet e policisë kriminale kane gjetur vetëm një arme pushke 20 dhe 18 gëzhoja, çka sipas tyre përjashton mundësinë qe dy te rinjtë te kenë shkëmbyer zjarr duke qëlluar me dy arme te ndryshme njeri tjetrin. Një prej viktimave, Ton Ulaj ishte i kërkuar nga policia pasi ishte dënuar me 10 vjet burg nga gjykata e apelit Shkodër. Nga dëshmitë e para te mbledhur nga policia lokale mësohet se dy viktimat ndodheshin ne te njëjtin lokal duke pire. Ata kane qene shoke prej kohës dhe ne tavoline me ta ndodheshin edhe persona te tjerë.