E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra publike e 26 intelektualëve: Duam Nanon president

Një grup intelektualësh kanë dhënë mbështetjen e tyre për kandidaturën e Nanos në postin e Presidentit. Në një letër të hapur kërkohet mbështetja e kësaj kandidature dhe nga politika. Duke ndjekur me vëmendje debatin për Presidentin e ri të Republikës dhe procesin politik lidhur me këtë zgjedhje jetike për demokracinë dhe institucionet shqiptare jemi të prirur të kontribuojmë në këtë këtë proces duke apeluar ju, deputetë dhe kryetarë të partive parlamentare në Kuvendin e Shqipëri lidhur me kandidaturën e ish- kryeministrit Fatos Nano për President të Republikës. Duke iu drejtuar juve, kryetarë të nderuar të partive shqiptare të përfaqësuara në parlament dhe më gjerë spektrit politik shqiptare, ne besojmë se kontribuojmë në mbështetjen e një procesi për çështjen e Presidentit që fiton një vlerë të re dhe një përmasë të re emancipuese dhe evolutive në raport me historinë tonë politike të pluralizmit këto 22 vjet. Ne besojmë se duke mbështetur Fatos Nanon si kandidat për President të Republikës, formësojmë një precedent të ri dhe pozitiv për demokracinë shqiptare: përfilljen e trashëgimisë sonë politike me të gjithë vlerat dhe problemet e saj, por që mund të jetë në shërbim të vendit, institucioneve dhe demokracisë shqiptare shumë më tepër sesa formulat e tjera që prodhojnë një president nga një proces negociues i mbyllur e i kufizuar. Qoftë për moshën e re që ka demokracia shqiptare, qoftë për vështirësitë nëpër të cilat ajo ka kaluar, ky precedent nuk ka qenë i mundur të krijohet deri më tani, ndaj është shans që në fakt më në fund ne kemi mundësi të tërheqim nga tradita jonë më e mirë politike një figurë të tillë si Fatos Nano, për ta inkurajuar në gatishmërinë që ai ka manifestuar publikisht për të kontribuar tashmë në krye të një institucioni të rëndësishëm si Presidenti i Republikës, thuhet në peticionin e intelektualëve.

 

Intelektualët

1.Ylli Popa

2. Dhori Kule

3. Moikom Zeqo

4. Gjergj Sinani

5. Adrian Civici

6. Mihal Tase

7. Arben Gjata

8. Ksenofon Krisafi

9. Aferdita Jonuzi

10. Petrit Malaj

11. Leonard Solis

12. Luan Bregasi

13. Zef Preci

14. Artan Santo

15. Bajram Muco

16. Shaban Sinani

17. Edit Mihali

18. Sulo Haderi

19. Ali Ahmeti

20. Uke Ibrahim Rugova

21. Thimio Kondi

22. Kujtim Cashku

23. Pirro Milkani

24. Ekrem Bardha

25. Arjan Gjonca

26. Anton Lulgjuraj

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›