E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Bujar Nishani, presidenti i integrimit!

13-06-2012 / Gazeta 55

Procesi per zgjedhjen e presidentit këtë vit, ishte shume interesant. Ne fakt pati tentativa te ndryshme per te arritur tek nje kandidat konsensual, por sido qe te jete zgjedhja e Nishanit, ai ka natyren e nje kandidati konsensual. Profili politik, profesional dhe njerezor i Nishanit dhe menyra se si e percepton politiken, e bejne atë nje person shume te pranueshem per te gjitha palet. Fjalet e kryetarit te PS zotit Edi Rama, per Nishanin, ne nje emision televiziv, mendoj se japin edhe konsensusin e liderit te opozites, sëpaku publikisht dhe moralisht. Pjesa politike e PS është nje diçka tjeter, por mendoj se edhe opozita do te jete e kenaqur me kete kandidature. Nishani do te jete garanci edhe per opoziten shqiptare, qe eshte pjese e rendesishme e zhvillimeve politike tek ne. Me te vertete kandidaturat e tjera kishin profilet e tyre - politike ose jo - por per mendimin tim, Nishani ploteson edhe kriterin politik, profesional, si edhe ate konsensual. Nga nje shikim i shpejte te duket ndryshe, por realiteti dhe thelbi i kesaj zgjedhje flasin ndryshe. Presidenti aktual ka nje rendesi te veçante, pasi zgjedhja e tij behet ne 100 vjetorin e pavaresise dhe ne momentin kur per Shqiperine ngelet jetike marrja e statusit si kandidat ne BE. Te dy keto ngjarje kane rendesi morale, historike dhe politike. Bujar Nishani i ploteson te gjitha keto kushte per te qene president i shqiptarëve. Ai ka moral te larte si politikan, si dhe formim perëndimor (kujto studimet pasuniversitare në SHBA). Nuk duhet te harrojme se Shqiperia eshte vend anetare i NATO-s, dhe presidenti është komandant i pergjithshem i ushtrisë.
Por para Nishanit dalin sfida te medha, reforma ne drejtesi dhe marrja e statusit te vendit kandidat qe do te jete edhe dhurata më e mire ne këtë 100-vjetor. Presidenti është gjithashtu edhe Kryetar i Këshillit te Larte te Drejtesise, mision qe Nishani kam besim te plote se do ta kryeje me nje angazhim qytetar dhe njerëzore. Ne keto dy aspekte, Nishani ka nje moral te larte qytetarie dhe nje vullnet per te bere nje reforme perendimore, ku procesi i integrimit do te jete ne agjenden kryesore. Nishani eshte nje politikan i afte dhe i qete, i cili do te bashkepunoje me opoziten per keto reforma shume te vështira dhe jetike, per te ardhmen tone.
Urime per presidentin e ri te shqiptarëve, zotin Bujar Nishani! Ai do te jete presidenti i marrjes se statusit te vendit kandidat te Shqipërisë në BE!
Qamil Gjyrezi

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›