E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Droja e shqiptarëve të Kosovës, pas hapit prapa të 23 qershorit

06-07-2013 / Nga Dr.Sci.Ramadan Kelmendi

Me shumë interes dhe ankth u pritën rezultatet e zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 në Shqipëri edhe jashtë Shqipërisë. Kjo u bë për një arsye të thjeshtë sepse rrjedha e proceseve politike në Shqipëri çdo herë pati dhe do të ketë ndikim të theksuar edhe tek ne shqiptarët që jetojmë jashtë kufijve të Shqipërisë. Populli shumë herët e ka thënë “Se kur në shtëpinë tënde ke probleme të pazgjidhura, mos e shiqo shtëpin e tjetrit”. Për mua dhe shumë shqiptarë të tjerë edhe Shqipëria sikurse Kosova është shtëpia ime, kam shtetësinë e Shqipërisë dhe isha për të përmbushur obligimin kushtetues, andaj edhe interesimi im për ngjarjet të ndryshme në Shqipëri dhe kush do ta qeveris Shqipërinë është i arsyeshëm sikur edhe për shumë shqiptarë të tjerë.
Fatkeqësisht me fitoren e PS të krahut të majtë, në krye me Edi Rama Shqipëria po kthehet mbrapa pikërisht si kur Shqipëria u orientua gabimisht pas Kongresit të Përmetit, kur u larguan nga rruga e demokracisë dhe lirisë, nga rruga e zhvillimit ekonomik, kulturor, e emancipimit politik. Mjerisht tani po kjo Shqipëri po kthehet kah qeverisja jo demokratike, kah anëtarësimi në ideologjinë komuniste, kah blloku i lindjes dhe trekëndëshi politik Rusi, Greqi, Serbi nën ombrellen e filozofisë sllavo-komuniste.
Është humbje për gjithë shqiptarët, se Shqipëria me Edi Rama i shërbeu dhe do t’i shërbej rikthimit të filozofisë praktike enveriste me metoda të modifikuara të qeverisjes greko-serbe.
Edi Rama dhe PS në Shqipëri në vend se të vepronin në frymën e lidhjes së Prizrenit të para 130 vitesh në idenë e Lidhjes Kombëtare dhe në vazhdimin e rrugës së demokracisë të PD-së në krye me Sali Berishen, ai me projektin e tij tani më të njohur për të gjithë, devalvon vlerat përmbajtësore të Rilindjes duke u fshehur pas emrit Rilindje me rikthimin e konceptit komunist të qeverisjes të shtetit shqiptar. Ishte mjerim i kohës aktuale slogani Rilindja, i mbështjellë në mënyrë perfide me konceptin neo-komunist, ngase kombi ynë idetë kombëtare i mori nga ideologët e mëdhenj të Rilindjes tonë Kombëtare e jo nga pseudo-intelektualët të këshilluar dhe të adresuar nga serbo-grekët. Edi Rama me këtë sllogan përdhosi të gjithë Rilindasit, të gjithë kontributdhënësit dhe sakrifikuesit e Kombit për bërjen e Shqipërisë shtet në interes të qytetarëve të tij. Rilindja nuk lindi me PS-në të Edi Ramës, dhe po të ishte kjo e vërtet vaj halli për Kombin shqiptar këndej e andej kufirit, është mjerim i kohës së tij nëse Rilindja jonë lindi me PS-në e Edi Rames dhe konceptin e tij se tani po fillon Rilindja jonë. Po të ishte kjo e vërtet, Shqipëria dhe Kosova dihet se ku do të ishin. Por nëse PS e Edi Rames e ka kuptuar se tani po fillon Rilindja Kombëtare nuk duhet ndonjë koment këtij koncepti të grupimit të interesave për t’u pasuruar dhe vjedh në emër të votuesve dhe qytetarëve pasurin e shtetit dhe keqpërdorimin e pushtetit. Fitorja e këtij grupimi të interesave të Rames e forcon bllokun e ndikimit rus në Shqipëri dhe dukshëm e zbeh ndikimin demokratik në Shqipëri, atëherë qartë duket se Edi Rama këtë e kishte synim kryesor.
Zgjedhjet përfunduan, rezultati është vullnet i popullit, i motiveve dhe mashtrimeve të masave nga Edi Rama i PS-së, i cili qartazi duket se nuk do të jetë në shërbim të qytetarëve, në shërbim të Shqipërisë, por do ti bart interesat greke dhe serbe e ato ruse në Shqipëri. Kjo fitore e PS-së qiti në dritë se Shqipërinë do ta kthejë prapa, në Shqipëri do të forcohet përçarja, për të vazhduar ajo siç ndodhi pas Kongresit të Përmetit kur në krahët e Enver Hoxhës qëndronin dhe diktonin serbët në frymën e ideologjisë ortodokso-komuniste, ngjashëm sot në krahët e Edi Rames qëndrojnë serbet ne krye me Tadiçin të cilët imponojnë ideologjinë çetnike-serbe të mbështjellë në fjalorin e barazisë socialiste.
Nuk mund të thuhet me saktësi se sa lidershipi i cili fitoi zgjedhjet në Shqipëri, me premtime socialiste e metoda komuniste në një program të përmbledhur të PS-së në krye me Ramen do të qendrojnë besnikërisht në premtimet e dhëna dhe në interesat gjith-kombëtar kur dihet fakti se PS gjatë gjithë fushatës zgjedhore në asnjë rast të vetëm nuk e përmendi dhe as përkrahi çështjen çame, situatën në veriun e Kosovës, Luginën e Preshevës në Maqedoni, në Mal të ZI dhe të shqiptarëve të shpërndarë andej në botë. Ndryshe as nuk mund të pritej nga njerëzit e till të PS me ideologjinë dhe nostalgjinë për komunizëm dhe internacionalizmin proletar. Është e qartë se kursi drejtues i Edi Rames nuk mund të përzihet nuk mund të barazohet dhe as nuk guxon te lidhet me vlerat e mëdha të Lidhjes së Prizrenit e kryesuesit të saj, strategut largpamës Abdyl Frasherit, ngase këtë nuk mund ta bëri as Enver Hoxha e as nuk do të lejohet ta bëjë Edi Rama.
Edi Rama sikur harron faktin se ai ishte keqpërdoruesi më i madh i pushtetit lokal dhe injoruesi më i fuqishëm në kuptimin negativ të emrit Rilindja, gjegjësisht shpërdoruesi më negativ dhe më i pashembullt në numrin e madh të ligësive të bëra vetëm nga një tip siç është ai vet, Edi Rama i zhytur në errësirën e padijes, padrejtësisë dhe egon për pushtet në shërbim vetëm për vetveten për vartësit e ngushtë të tij, kur ishte kryetar i Tiranës ky njeri nuk do dhe ndoshta nuk di ta bëjë dallimin në mes të Rilindjes e të rilindjes së komunizmit. Nuk e kupton se në këtë rast kemi të bëjmë me dy epoka krejtësisht të kundërta, si në aspektin e filozofisë, të qëllimit dhe të udhëheqjes, e të mbrojtjes së interesave kombëtare. E vërteta është se Rilindja Kombëtare si vlera më e lart e jona është udhëhequr nga burrat e vërtet, ndërsa Rilindja e Edi Rames me filozofinë mashtruese po i lë shqiptarët jashtë demokracisë dhe në duart e atyre që këshillohen dhe diktohen nga greko-sllavët ortodoks. Me këtë mentalitet të marrjes dhe udhëheqjes së pushtetit, Edi Rama hodhi poshtë demokracinë dhe Shqipërinë do ta largojë nga demokracia perëndimore, duke ju premtuar sllavo-komunistëve se do të afrohet kah ata, sipas këshilltarëve serbë të shtabit të tij zgjedhor në krye me Tadiqin. Me veprime të tilla ky tip i veçantë shkel mbi burrat e vërtet të Rilindjes Kombëtare, mbi demokratët dhe strategët gjithë shqiptar që punuan për një Shqipëri ekonomikisht të zhvilluar dhe me një politik të strategjisë gjithëshqiptare siç u tregua Dr.Sali Berisha gjatë qeverisjes së tij.
Kush do ta bënte këtë pos Edi Rames, rikomunist i ster-regjur i ideologjis enveriste i cili punon dhe bashkëpunon me politiken serbo-greke për rikthimin e Shqipëris në të kaluaren  e realizmit socialist me votues të mentalitetit të shkuar të cilët si të mashtruar ua rikujton real socializmin, kazmat e punës, burgjet dhe hakmarrjet, e kurrsesi zhvillimin ekonomik, ekonomin e tregut të lirë dhe prosperitetin e Shqipëris vetëm përmes integrimeve evropiane, është ky mentalitet i cili bëri çmos që ta pengojë ndërtimin e autostradës së Kombit ne relacionin Tiranë-Prishtinë të realizuar nga Dr.Sali Berisha, por fatmirësisht nuk ia arriti. Ky tip i shfrenuar i turrmasave të droguara nga ideja e tij nuk ia arriti që Rrugen e Kombit ta çojë për Greqi dhe as ta shkatërrojë demokracinë e posaçërisht PD-në.
Nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e plotë të serbo-grekëve, vasalëve të ardhshëm të qeveris së Shqipëris nuk do t’u konvenojë fuqizimi i shtetit shqiptar, nuk do tu lejohet e drejta e vetëvendosjes së shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe proceset politike edhe ne Kosovë do të stagnojnë sepse shumë afër është që Shqipëria dhe Serbia të bisedojnë për Kosovën. Fuqizimi i ideologjisë pro-internacionales duke tentuar për t’i mbrojtur interesat serbo-greke në emër të një globalizmi të ri do t’i japë shans Edi Rames për ta shuar identitetin politik kombëtar të shqiptarëve. Kjo tradhti që iu bë shtetit shqiptar dëmtoi shumë personalitete të shquara shqiptare, të cilët kontribuan shumë. Ardhja e Edi Ramës në pushtet do të jetë një e keqe e madhe që djeg dhe përvëlon tokën shqiptare, sepse ajo ngrihet mbi dogmën e helmit të zi enverist. Vetë gjuha e përdorur nga Edi Rama argumenton shpirtin diktatorial të tij, nuk është gjuhë e Rilindasve dhe as e demokratëve por është shumë e ngjashme me atë të Enverit e Milloshoviqit.
Shumë shqiptarë në Kosovë fatin tonë e projektuam me Dr.Sali Berishën, dhe publikisht e me zemër ia uruam të fitonte. Por ja ndodhi e kundërta, fituan të pamerituarit. E ardhmja politike e PD-së dhe e Dr.Sali Berishes është e sigurt pamëdyshje. Ai i duhet Shqipërisë, i duhet PD-së, i duhet Kosovës, i duhet demokracisë, ngase ai ishte, është dhe do të mbetet lider gjithë shqiptar-kombëtar. Shumëkujt i duhet rikujtuar se Dr.Sali Berisha dhe Dr.Ibrahim Rugova janë dy burrat ma të mëdhenj të kësaj epoke, deshti apo nuk deshti Edi Rama.
Autori i këtij opinioni është banor i pjesës veriore të Mitrovicës

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›