E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letra/Kartela e anëtarësisë në PD, një ide në momentin e duhur e Bashës dhe gabimet e PD-së në 2005

18-07-2013 / Nga Qamil Gjyrezi

Ka disa ditë që ka filluar gara për kreun e PD-së në një formë shumë demokratike me formulën një anëtarë një votë. Kjo formë e të zgjedhurit të kryetarit të një partie moderne është shumë pragmatiste dhe demokratike, pasi është çdo individ i niveleve të ndryshme sociale dhe intelektuale voton për kreun e partisë duke e barazuar votën. Nuk kam ndërmend të bëj analizën e humbjes së PD-së, mbasi ky proces duhet të bëhet me përgjegjësi dhe seriozitet nga strukturat e PD-së, por ajo që m’u duk diçka shumë e mirë ishte ideja e Bashës për të krijuar dosjen personale ose një kartelë të kontributit të gjithësecilit anëtar, për dokumentimin dhe ruajtjen e kontributit dhe alternativave që sjell gjithësecili individ në një parti modern, tashma në opozitë.
Arsyeja e dytë që më bëri të shkruaj këto rreshta ishte dhe kjo duhet thënë publikisht, që PD në vitin 2005, përjashtoi në formë shpesh të pashpjegueshme një pjesë të anëtarëve të saj më të mirë, me kontribute në parti dhe në sferën publike në fushat përkatëse dhe i zevendësoi padrejtësisht me individë pa kontribute dhe shpesh me forma klienteliste, individë që nuk kishin të bënin me PD dhe filozofinë e saj. Ky fenomen solli një pështjellim të filozofisë dhe ideologjinë që ka një forcë liberal demokrate e djathtë dhe nuk arriti të krijojë një klasë politike lokale dhe kombëtare për të ardhmen. Burimet njerëzore të një forcet politike janë sjelljen e trurit dhe të bazamenti i saj dhe konstruksioni i saj njerëzorë politik. U sollën nga e gjithë bota individë, gjoja me idenë e të shkolluarve në perëndim, të cilët zevendësuan individë me C.V. dhe kontribute të mëdha të cilët kishin patur një peshë të rëndësishme në opozitën e vështirë, të gjatë dhe shpesh me probleme nga viti 1998-2005. Kjo pjesë shumë e shëndoshë ose u largua drejt forcave të tjera politike ose nuk u përfshi fare në politikë, duke humbur besimin tek PD dhe vetë politika në përgjithësi.
Në të njëjtën kohë u mbyllën dyert e partive, selive të PD-së, duke i kthyer institucione inekzistente, gjoja me idenë se po na kërkojnë punë dhe poste shumë kontribues dhe militantë dhe nuk kemi ku t’i çojmë. Disa ish deputetë i përdorën mundësitë që të jep pozita, për njerëzit e tyre dhe individë që shpesh ndikuan për të keq tek PD. Kjo temë kërkon një artikull të veçantë, por ky ishte realiteti. Qëllimi i disa individëve biles me peshë në parti ishte pozicionimi dhe punësimi i njerëzve të tyre dhe i klanit të tyre për të realizuar qëllimet e tyre materiale dhe klanore.
Këto dy element i krijuan PD-së mjaft probleme si gjatë të qeverisurit të saj dhe ndikuan shumë në humbjen e zgjedhjeve të Qershorit 2013. Këtë ide e kam shkruar që në vitin 2005, por që nuk gjeti klimën e duhur për tu diskutuar si precedent në atë kohë, mbasi ideja e largimit të individëve me peshë në komunitetet e tyre ishte i mirëmenduar dhe kishte një strategji po të caktuar.
Prandaj m’u duk me vend ideja e Bashës, për krijimin e kartelave të çdo anëtari dhe kontributi i tyre, pasi është një formë e cila do ta ndihmojë jo vetëm kryetarin e ardhshëm të partisë, liderin e saj, por do të ndihmojë edhe strukturat lokale për të vlerësuar kontributin e gjithësecilit anëtar dhe për të zhvilluar një opozitë ndryshe dhe me të ardhme.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›