Letra/Kësaj here s’ka për të ecur politika e karikaturave
A e dini ate lojen me kunjat e shkrepëses ose me shkopinjte e vegjel qe i mban ne grusht, pastaj i shperndan ne nje siperfaqe te sheshtë … dhe me nje nga keto kunja fillon e i largon nje nga nje, deri te kunjat e fundit! Me siguri Rama kete loje po luan tani me kutite e votimit. Ta luaj njëherë mendon, se kushedi çfare fitoj?! Te pakten me ate delirin e madheshtise qe ka do te luajë sado te mundet rolin e udhëheqesit largpames te kombit.
Boll, na lodhi, sado ngjyra komike te kete nje shfaqje mërzitie. Kush e quan veten atdhetar ndjen njefarë pergjegjesie per ecurine e vendit. Kemi mbi dy jave qe na lotuan syte duke lexuar gazetat dhe duke pare televizor. Sido qe u vertetuan ngjarjet: analistët, gazetarët, por edhe njerëz të zakonshëm, nxjerrin pa asnjë ekuivok perfundimin: Partia Socialiste i ka humbur zgjedhjet”. Ne nje ekran televiziv jepet nje emision me telefonata dhe une e percjell teksa telefonuesit flasin. Flasin aty te majte e te djathte. Ka edhe nga ata qe vjellin vrer e qe enderrojne pushtetin e Enver Hoxhes! Por shumica e vertete flet me deshiren per ta pare Shqiperine te integruar ne boten europiane. Ta shikojme veten te levizim lirshëm neper bote, ta shohim vendin te panjollosur nga korrupsioni dhe hijet e diktatures.
Them se kjo eshte bindje e të gjithe shqiptarëve te ndershem. Dalja e Dritan Priftit ato dite pas zgjedhjeve u duk sikur ishte e ndikuar nga mllefi. S’kish faj, ai kishte luftuar me jeten e tij dhe me bindjet e Tij politike! Po dalja zyrtare ne “Opinion” na bindi te gjitheve se gjykimi i tij shkonte pertej interesave vetjake. Ai analizoi “pse-në” e gjithshkaje negative qe karakterizonte Ramën, Ruçin dhe gjithe faktorin negativ qe krijuan humbjen e Partise Socialiste.
Kur e dëgjoje ne televizor Z. Prifti ndjeva respekt. Dukej qe ka studiuar ne Perëndim. Ne jeten e familjes se Tij nuk ka patur ngërçe ekenomike, nuk ka patur faktor qe t’ia veshtiresojne jeten. Pra eshte njeri qe jeta i ka kaluar siç duhet te jete jeta e nje njeriu normal, por ne kushtet e Shqiperise quhet i perkedhelur nga “fati”. Mrekullisht keto gjera nuk ndikuan tek z.Prifti, karakterin, familjen, detyrimet politike kundrejt bindjeve te tij i ruajti me ndershmeri.
Ajo qe s’me pelqen sidomos kur je njeri politik eshte se, në je ne brendesi te politikes dhe konstaton se politiken duan ta perdorin per interesa e biznese personale, kur konstaton perversitet dhe hesht dhe kursi i perversit ritet , forcohet... pastaj do ta shkaterosh! Duket sikur përplasen interesat; lufton një i madh dhe një i vogël; mirë Unë dhe dikush tjetër e di kush eshte Rama, Ruçi e të tjerë, po ai njeriu i thjeshtë që krijon bindjen që këta njerëz jane liderë, keshtu lindin kontradiktat. Skandale politike ne bote jane pjese e jetes te cilat po u vertetua te bejne zhele!
Mos presim dorëheqje, të shpalosen të vertetat botërisht ata qe i dine te faktuar te mos heshtin, a kërkojme pastërtinë e figurës së politikanëve!
...