Në Shqipëri, i fitoi zgjedhjet alternativa "Më i Miri"
Janë disa faktorë që flasin se kryeministri i Shqipërisë Dr. Sali Berisha dhe Partia Demokratike, i fitojnë bindshëm këto zgjedhje. Arritjet e këtyre katër viteve, e çuan votuesin shqiptar me bindje, kesaj rradhe, që të votonte më të mirin. Ndryshe nga herët e tjera, kur në Shqipëri votohej gjithëherët vetëm për partinë, një fitore të padiskutueshme të PD-së, e parashikonte çdo opinionist, ngado që ta shihje. Po ashtu parashikohej edhe një humbje e mundshme e socialistëve. Arsyet mund të lexohen ngado. Raportet, qoftë nga vendi, qoftë ato ndërkombëtare, flasin për ekonominë në rritje dhe larg krizës që ka kapur shumë vende të botës. I pakontestueshem dhe i parë qartë, është roli dhe kontributi i shtetit shqiptar, posaçërisht i diplomacisë së tij, gjatë dhe pas pavarësisë së Kosovës, sidomos në mbështetjen për SHBA-të, por edhe me kundërshtitë ndaj Rusisë, apo shteteve të tjera filosllave.
Mirëpo, futja e vendit në NATO, nënshkrimi i dokumentit për anëtarësimin e vendit në Bashkimin e Europian, rruga e Kombit, Durrës-Kukës, dhënia për përdorim e Portit të Shëngjinit, Kosovës, investimi në lidhjet infrastrukturore me Malin e Zi, Kosovën e Maqedoninë, rrugët e asfaltuara pothuajse në të gjithë Shqipërinë, rendi e qetësia, dritat 24 orë, shëndetësia, arsimi, çështjet e ndryshme sociale e deri tek rritja e pensioneve, flasin vetë se sa ka punuar kjo qeveri gjatë këtij mandati katërvjeçar.
Dhe, çdo gjë po ta shohim e matim me atë “kutin” që thuhet në gjuhën e fushatave elektorale: të drejtën morale për t’u kërkuar votuesve edhe votën për një mandat të dytë. Atëhere duhet të besojmë, dhe s’kemi arsye të dyshojmë, se Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha, janë fitues të zgjedhjeve të 28 qershorit në Shqipëri, jo vetëm se kanë marrë më shumë mandate dhe vota, por edhe se janë fitues prej të mirave që u sollën shqiptarëve. Kjo për vetë faktin se kësaj radhe kjo votë si në çdo vend të botës, matej gjithmonë me atë se çfarë bëre në mandatin që po lë pasë, qoftë si pozitë - qoftë si opozitë. Dhe për here të pare pas 18 vjet demokracie, vota e shqiptarit shkon në drejtim të më të mirit, të atij që premton dhe i bën ato çka premton: Në drejtim të PD-së dhe kryetarit të saj Sali Berishës, kryeministrit të Shqipërisë, udhëheqësit të koalicionit “Aleanca për Ndryshim - në Aleancën për Integrim”!
Me qindra mesazhe i drejtohen këto ditë me e-maile dhe nëpërmjet forumeve elektronike, kryetarit të Partisë Demokratike, nga shqiptarët e Amerikës, që prej ditës kur ai është shpallur fitues i zgjedhjeve të 28 qershorit. Mesazhet drejt liderit demokrat janë nisur në mënyrë elektronike dhe janë edhe një falenderim i madh i kësaj pjese të diasporës që ka dhënë një kontribut të madh në çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, për rrëzimin e komunizmit dhe demokratizimin e Shqipërisë. Adresat e shqiptarëve janë kryesisht nga emigracioni i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova e viset shqiptare, njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Urimet, kërkesat dhe porositë e shqiptarëve për kryeministrin Berisha, janë kryesisht të fokusuara në arritjet kolosale të Shqipërisë, gjatë këtyre katër vjetëve. Ndërkaq, shumë prej tyre shprehen për figurën e Berishës, si e perceptojnë ata Kryeministrin e Shqipërisë dhe çfarë presin nga mandati i tij i dytë, ku ai ka hyrë në koalicion sfidues me LSI-në e Ilir Metës. Nëpërmjet këtyre mesazheve është e lehtë të mësohet rreth atyre lidhjeve që shqiptarët kanë me vendlindjen e tyre dhe që i mban fort të lidhur edhe me këtë vend mik e të madh, SHBA-të. Shqiptarët e Amerikës, në mesazhet e tyre thonë fatbardhësisht, duke falenderuar ndërgjegjës, largpamësisë dhe kulturës kombëtare dhe demokratike të elektoratit zgjedhor në Shqipëri, i cili, në formën e ligjshme demokratike dhe të vullnetshme ua dha votën atyre që e meritojnë - atyre që janë me orientim kombëtar demokratik dhe europerëndimor amerikan, evituan rrezikun më të madh të Shqipërisë demokratike perëndimore, duke e eleminuar recidivin socialist-komunist- të edvinizmint, të kryetarit Edi Rama, i cili për sa kohë është vënë në krye të Partisë Socialiste, vetëm sa u bë një pengesë për reformat ekonomike, demokratike dhe politike në Shqipëri. Kujtojmë, baltën e hedhur për rrugën e Kombit, Durrës - Kukës, protestat kur Shqipëria hyri në NATO, poshtërimin e shqiptarëve gjatë vizitës historike të Presidentit Bush, etj, etj.
Pra, në kontekst të ngushtë dhe të gjerë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri nuk ka fituar vetëm koalicioni i djathtë dhe më i madh në vend “Aleanca për Ndryshim”, por ka fituar orentimi i demokracisë dhe i politikës proamerikane, e jo politika e dyshuar dhe e komprometuar antidemokratike, antishqiptare dhe antiamerikane e boshtit serbosllav Moskë-Athinë-Beograd. Mjaft të kujtojmë se në Tiranë për ndihmë Edi Rama thirri e kërkoi ndihmën e Papandreut.
Kjo është një fitore e madhe historike për Shqipërinë demokratike dhe për aleatët e saj europerëndimorë, në veçanti për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë meritën më të madhe dhe të pakundërshtueshme në vendosjen e rendit demokratik, paqësor dhe të sigurisë në Ballkan.
...